Flash News

KRYESORE

Mediat italiane: Franca bllokon negociatat e BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore

Mediat italiane: Franca bllokon negociatat e BE me Shqipërinë dhe

Mediat italiane kanë bërë një pasqyrim të qëndrimeve të deritanishme lidhur me hapjen ose jo të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Veç Francës, janë edhe dy shtetet e tjera si Holanda dhe Danimarka që kanë mbajtur një qëndrim kundër, por vetëm ndaj Shqipërisë, shkruajnë mediat kryesore në shtetin fqinj.

Tgcom24: Vetoja e Francës bllokon fillimin e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit evropian. Samiti i BE-së nuk do të jetë në gjendje të japë dritën jeshile për të dy vendet e Ballkanit, megjithë një shumicë të madhe të partnerëve evropianë favorizojnë rekomandimin e formuluar nga Komisioni.

Il Tempo: Franca ka bllokuar fillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Evropë, duke pezulluar kështu procesin e zgjerimit të BE-së. Samiti në Bruksel rrezikon të mos jetë në gjendje të japë dritën e gjelbër për dy vendet e Ballkanit. Vendimi i Francës, nga ana tjetër, është në "përplasje" me shumicën e partnerëve të BE-së, të cilët janë në favor të rekomandimit të formuluar nga Komisioni. Veç Francës, janë edhe dy shtetet e tjera si Holanda dhe Danimarka që kanë mbajtur një qëndrim kundër, por vetëm ndaj Shqipërisë.

Ansa:  Thirrjet e vazhdueshme të  Komisionit dhe Parlamentit të BE-së dhe mesazhet nga Tirana dhe Shkupi nuk duket se kanë pasur ndonjë efekt tek presidenti francez, i cili vazhdon të kërkojë të reformojë të gjithë makinën vendimmarrëse të BE-së së pari për t’i dhënë zgjerimit besueshmëri më të madhe . Vetëm atëherë dyert e Evropës mund të hapen për vendet e reja.

Kartën e fundit në tryezë për ta bërë presidentin francez të ndryshojë mendim ishte Finlanda, e cila kërkoi ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore. Kjo u pa si sakrifikimi i Tiranës dhe shpëtimi i Shkupit në përpjekjen përfundimtare për të mos destabilizuar rajonin. Nëse krerët e BE nuk japin dritën e gjelbër në negociatat "qeveria jonë do të bjerë", paralajmëroi kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Por mundësia e ndarjes së fatit të dy vendeve nuk duket se gjen favor në Paris, apo edhe me disa shtete si Italia, e cila ka kërkuar një rrugë të qartë për të dy.

Të fundit