Flash News

KRYESORE

Merkel: Ka ardhur koha të çelen negociatat me Shqipërinë, do ta diskutojmë në samitin e Këshillit të BE-së

Merkel: Ka ardhur koha të çelen negociatat me Shqipërinë,

Kancelarja gjeramane, Angela Merkel ka shprehur mbështetjen e saj për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas një takimi me homologun kroat, Andrej Plenkovic.

Në një konferencë shtypi me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, duke folur për samitin e Ballkanit Perëndimor në Zagreb, Merkel  tha ndër të tjera  se "është shumë e rëndësishme që të ketë përparime në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ", shkruan DW.

Kancelarja gjermane u shpreh pro çeljes së negociatave me të dy vendet njëherazi, si me Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe me Shqipërinë: "Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i kishim vendosur. Sidomos procesin e Vettingut dhe tani ka ardhur koha që të çelen negociatat", tha ajo ndër të tjera.

Merkel kujtoi po ashtu edhe se Maqedonia e Veriut  e ka plotësuar kushtin që bllokonte deri tani çeljen e negociatave, arritjen e  marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

"Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë ne duhet t'i trajtojmë të dy vendet së bashku, pavarësisht se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimeve që do t'u bëhen", tha kancelarja gjermane.

Merkel tha se pas mosarritjes së një marrëveshjeje vitin e kaluar, tani do ta trajtojmë çështjen edhe në samitin e Këshillit të BE-së në Bruksel, qysh në muajin mars.

Të fundit