Flash News

KRYESORE

Merkel nga Aushvici: Gjermania ka përgjegjësi për të kujtuar krimet naziste

Kancelarja Angela Merkel tha se Gjermania ka një përgjegjësi të pamasë për të kujtuar krimet naziste të luftës, ndërsa bëri udhëtimin e parë në këtë funksion në kampione vdekjes në Poloni.

“Përgjegjësia ishte pjesë e identitetit tonë kombëtar”, tha ajo.

Vizita e saj vjen ndërsa në Gjermani është shtuar qëndrimi anti-semit dhe përpara 75 vjetorit të çlirimit të të burgosurve në kamp.

Llogaritet se regjimi nazist vrau rreth 1.1 milionë persona, shumica e tyre hebrenj, në kampin Aushvic-Birkenau.

Merkel u shoqërua në këtë vizitë nga kryeministri polak Mateusz Moraëiecki dhe një i mbijetuar i kampit, 87 vjeçari Bogdan Stanislaw Bartnikowski.

 

“Duke kujtuar krimet, është një përgjegjësi e cila kurrë nuk mbaron. Në mënyrë të pandashme i përket shtetit tonë. Ta dimë këtë përgjegjësi është pjesë e identitetit tonë kombëtar, vetëkuptimit tonë si një shoqëri e lirë dhe e ndriçuar, një demokraci. vazhdojmë që të ndihemi thellësisht të turpëruar për atë që ndodhi në këtë kamp:”, u shpreh Merkel gjatë fjalimit.

Të fundit