Flash News

KRYESORE

Mes vendit ku u lind dhe atij ku u rrit, Rita Ora nuk zgjedh dot kë të mbështesë sonte

Rita Ora, Dua Lipa, Gashi, Era Istrefi e shumë e shumë artistë të tjerë që kanë famë botërore sa herë u jepet mundësia e mbështesin vendin e tyre të origjinës, Kosovën. Rita Ora është lindur në Kosovë por është rritur ne Angli dhe pikërisht këto dy vende do të luajnë sonte në "Southampton" për kualifikueset e Evropianit 2020. Ekipi i Kombëtares së Kosovës ka shkëlqyer duke fituar kështu zemrën e gjithë shqiptarëve. Për Ritën është pak më e vështirë të zgjedhë mes dy vendeve, prandaj ajo e ka lënë me pikëpyetje se kë do të mbështesë. Një postim në faqen "Image of Kosovo"  është foto e shkrepur në vitin 1999, realizuar në Prishtinë. Një ushtar britanik duke luajtur futboll me fëmijët e lagjes teksa shërbente në misionin e tij për të ruajtur paqen në kohën më të vështirë për Kosovën. Sot pas 20 vitesh, Kosova do të përballet me Anglinë. Këtë postim, Rita e ka shpërndarë në profilin e saj teksa shkruan "Paçi fat", duke mos cilësuar cilin ekip mbështet pasi është e vështirë dhe për atë të zgjedhë mes dy shtëpive të saj.

Të fundit