Flash News

KRYESORE

Meta: 11 tetori nuk ka rëndësi për Shqipërinë, mediet mos të bien pre e propagandës

Meta: 11 tetori nuk ka rëndësi për Shqipërinë, mediet

Presidenti Ilir Meta nuk shqetësohet për datën 11 tetor, por ajo frikën më të madhe e ka për datën 18 tetor, ku do të vendoset edhe fat ii Shqipërisë.

Komisioni i Venecias njoftoi se do të japë konkluzionet e tij për shkarkimin e Ilir Metës më 11 tetor, ndërsa kreu i shtetit u shpreh i gatshëm që t’u përgjigjet pyetjeve të përfaqësuesve të këtij institucioni, por nuk harroi gjithashtu që t’i jepte një këshillë medieve.

“Unë jam i hapur për çdo pyetje nga ana e përfaqësuesve të Komisionit të Venecias. Dua ta bëj këtë punë sa më mirë. 11 tetori është një datë jo e rëndësishme për Shqipërinë, sepse të gjithë shqiptarët e dinë shumë mirë që president i ka bërë të gjitha veprimet në bazë të Kushtetutës.

Kjo është një lëvizje dëshpëruese, për të shmangur datën më të rëndësishme që është përpara, që është 18 tetori. Prandaj unë i ftoj të gjithë që të merren me 11 tetorin, por të merren aq sa duhet. Sidomos mediet mos të bëhen pjesë e kësaj propaganda. Por të merren me 18 tetorin, se çfarë do të bëhet me shqiptarët.”, tha kreu i shtetit në konferencë për shtyp, në lidhje me ardhjen e Komisionit të Venecias.

Ai më pas ngacmoi edhe kryeministrin Edi Rama, në lidhje me rëndësinë e datës së çeljes së negociatave në BE.

“Kur thashë që ishin pushime të gjata, për këtë e kisha fjalën. Ata që ngelin në vjeshtë nuk duhet të bëjnë pushime të gjata, por të mësojnë.

Unë kam qenë i gatshëm t’i prishja pushimet e mia. Ju i keni parasysh ftesat e mia për dialog. “, tha Meta

Të fundit