Flash News

KRYESORE

Meta analizon fushatën e PS: Rama provokoi mbështetësit e opozitës nga Berati

Meta analizon fushatën e PS: Rama provokoi mbështetësit e

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta shprehet se është përpjekur maksimalisht të qetësoje situatën para 30 qershorit dhe të haptë një mundësi që opozita të bëhej pjese e procesit. Për kreun e shtetit, terminologjia e kryeministrit Rama në fushatë ishte nxitëse dhe provkuese ndaj mbështetësve të opozitës.

“Fjalët e tij do të sillnin pasojat që mund të shkonin në një konfrontim që mund të sillte pasoja të rënda për Shqipërinë. Të ketë parasysh se kur flet nga Berati dhe kur opozita ka mijëra në shesh, duhet të ketë parasysh edhe ata policët që ndodhen aty. Ai duket se nuk i ka ndjekur këto këshilla e përpjekje të mia, por ka qenë i interesuar për të shkaktuar një konflikt, për të vënë opozitën para një fakti të kryer. Rama shpesh ka bërë edhe veprime jashtë realitetit’, deklaroi Meta.

Organizimi i zgjedhjeve për Metën ishte një çmenduri ndërkohë që shton se mungesa e hetimeve ndaj dosjeve “339” dhe “185” është karagjozllëk. “Për sa i takon çështjes së tryezës, objektivi im ka qenë zgjedhjet me të gjithë. Mendimi im ka qenë që zgjedhjet pa opozitën janë një çmenduri. Unë doja të krijoja një dritare që opozita të futej në zgjedhje. Edhe kërkesat e opozitës që po nuk iku ky nuk hymë në zgjedhje nuk janë demokratike. Edhe hetimi i munguar i dosjeve është karagjozllëk. Edhe Rama kishte interes që të hetoheshin këto dosje dhe njerëzit e përfshirë të ishin para përgjegjësisë”, përfundoi kreu i shtetit.

Të fundit