Flash News

KRYESORE

Meta hedh shortin për anëtarët e rinj të KED, e pranishme edhe Leyla Moses- Ones

Meta hedh shortin për anëtarët e rinj të KED, e pranishme

Janë përzgjedhur me short anëtarët e rinj të Këshilli të Emërimeve në Drejtësi në ambientet e presidencës.

Siç parashikon ligji në fuqi, anëtarët zgjidhen mes datave 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë (që edhe e drejton këtë institucion), një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë, dy prokurorë nga gjykatat e apelit, si dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative.

Ndërkohë, të pranishëm gjatë procesit të hedhjes së shortit me gogla ka qenë presidenti Ilir Meta,  e ngarkuara me punë e SHBA, Leyla Moses- Ones, ministrja e Drejtësisë Gjonaj, kreu i KLP-së Gent Ibrahimi etj.

Anëtarët e zgjedhur 

Nga Gjykata Kushtetuese

Fjona Papajorgji, anëtare

Vitore Tusha anëtare

Marsida Xhafellari anëtare zëvendësuese

Nga Gjykata e Lartë

Ardian Dvorani ( i vetmi kandidat, u zgjidh automatikisht)

Nga Prokuroria e Përgjithshme

Arta Marku anëtare

Bilbil Mete anëtar zëvendësues

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit (48 gjyqtarë)

Miranda Andoni anëtare

Saida Dollani anëtar

Nazmi Troka, zv

Prokuroria e Gjykatës së Apelit

Ludivik Dodaj anëtar

Fatjona Memçaj, anëtare

Nezirt Gjoka anëtar, zëvendësues

Përfaqësues i gjykatave administrative (34 kandidatë)

Arjan Qafa anëtar

Marjana Velcani Idrizi anëtare zv.

Të fundit