Flash News

KRYESORE

Meta në Prokurorinë e Tiranës, a do të dorëzojë ‘videon përvëluese’ pas kallëzimit ndaj Dvoranit?

Meta në Prokurorinë e Tiranës, a do të dorëzojë

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur sot në mesditë në ambientet e Prokurorisë së Tiranë.

Dy javë pas tërmetit të 26 nëntorit, duket se tashmë është rikthyer sërish vëmendja te përplasja e ashpër e presidentit Ilir Meta ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, lidhur me emërimet e anëtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese.

Kujtojmë se presidenti e ka kallëzuar Dvoranin për dy vepra penale “Shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Kështu, presidenti u thirr sot në orën 12.00 për të dhënë shpjegime mbi kallëzimin e kryer në Prokurorinë e Tiranës, nga ku është regjistruar një procedim penal ndaj kreut të KED dhe anëtarit të vetëm të Gjykatës së Lartë.

Por, ajo që përbën interes sot është nëse presidenti do të dorëzojë siç kishte paralajmëruar edhe përmes zëdhënësit të tij tedi Blushi se do të bëjë publike video komprometuese me fakte përvëluese eqë do të nxirrte manipulimet për zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës kushtetuese nga ana e KED.

“Kjo VIDEO me prova të pakundërshtueshme, do zbulojë fytyrën e vërtetë të një individi të papërgjegjshëm, i cili guxoi në mënyrë të tmerrshme kriminale t’i përvetësojë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, që as noterja e nderuar znj. Miranda Xhemalçe nuk pranoi ta bënte, pasi e dinte shumë mirë se betimi me dorën mbi Kushtetutë bëhet vetëm në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe askund tjetër”, shkruante ndër të tjera Blushi muajin e shkuar.

Meta e akuzon Dvoranin se ka shkelur ligjin në dërgimin e listave të kandidatëve për plotësimin e dy vakancave në Gjykatën Kushtetuese që i përkasin Presidentit të Republikës.

Po ashtu, sipas tij kreu i KED ka bërë qëllimisht që ta detyrojë kreun e shtetit të shkelë Kushtetutën që përcakton se Presidenca dhe Kuvendi duhet të shprehen me radhë për vakancat në Kushtetuese dhe që Presidenti të vendosej në pamundësi për të ushtruar kompetencën e tij për të emëruar gjyqtarin e dytë që i takonte sipas radhës që përcakton Kushtetuta dhe ligji.

Kallëzimi ndaj Dvoranit, Meta: Dhashë sqarime plotësuese, Prokuroria shpresoj të mos jetë nën presione politike

Të fundit