Flash News

KRYESORE

Meta me deputetët në Pulia: Gjuha shqipe dhe ajo arbëershe të mësohen në shkollat shtetërore italiane

Meta me deputetët në Pulia: Gjuha shqipe dhe ajo arbëershe

Gjatë një takimi në rajonin e Pulias ku ka shkuar për një vizitë pune, presidenti Ilir Meta u takua me eurodeputetin Mario Furore, senatoren Gisella Naturale dhe deputetët italianë Giorgio Loveëhio, Rosa Menga, Marialuisa Faro, Antonio Tassi dhe Carla Giuliano. Në këtë takim ishte i pranishëm gjithashtu edhe kryetari i Komunës së Kazalvekios, z.Noe Andreano.

Meta theksoi gjatë këtij takimi se dy një urë e fuqishme bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë janë arbëreshër dhe emigrimi i shqiptarëve në Itali.

Presidenti u kërkoi deputetëve italianë mbështetje në aplikimin e plotë të ligjit italian për minorancat kulturore, në mënyrë që gjuha shqipe dhe arbëreshe të mësohen në zonat ku ata jetojnë.

“Është me rëndësi që trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë, të mbrohet dhe promovohet. Gjuha arbëreshe që flitet prej shekujsh brez pas brezi duhet të vazhdojë të jetojë, ndaj ne do ta mirëprisnim aplikimin e duhur të ligjit italian për minorancat kulturore, me qëllim që ajo të mësohet në shkollat shtetërore italiane në të gjitha krahinat ku jetojnë arbëreshët. Me rëndësi është  gjithashtu që edhe fëmijët e komunitetit më të ri shqiptar në Itali të kenë mundësinë të mësojnë gjuhën shqipe në institucionet arsimore italiane”, theksoi Presidenti Meta.

Të fundit