Flash News

KRYESORE

Meta nga Kosova: Fatkeqësia rriti solidaritetin mes shqiptarëve

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot i pranishëm në Komunën e Gjilanit në Kosovë ku janë vendosur shumë qytetarë shqiptarë që u prekën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, Meta tregon se ka falenderuar kryetarin Lutfi Haziri dhe të gjithë popullin e Gjilanit për solidaritetin e ndihmën për qytetarët e Shqipërisë

“Kjo fatkeqësi natyrore që rrëzoi jo pak ndërtesa në Shqipëri, dëshmoi solidaritetin mbarëkombëtar, jashtëzakonisht të fortë, që është garanci për të tejkaluar sa më parë këto dhimbje dhe të gjitha pasojat, siç është dëshmuar edhe në të kaluarën. 🇦🇱❤🇽🇰”, shkruan Meta.

Të fundit