Flash News

KRYESORE

Meta përsërit thirrjen për dialog: Konflikti mazhorancë-opozitë është artificial

Meta përsërit thirrjen për dialog: Konflikti

Pavarësisht se është e diel, presidenti Ilir Meta në një intervistë për "Kojshia Show" në RTV21 ka përsëritur qëndrimin e tij se palët politike duhet të ulen të dialogojnë. Konfliktin mes qeverisë dhe opozites e quan “tërësisht artificial” dhe një këmbanë alarmi për të reflektuar urgjent.

Për Shqipërinë është e nevojshme që të gjithë politikanët të vënë interesat e vendit mbi interesin e axhendave të tyre afatshkurtra. T’i shërbejnë stabilitetit të vendit, dialogut politik, forcimit të institucioneve demokratike, sidomos institucioneve të pavarura.

Shqipëria po vuan një largim serioz të të rinjve, të gjeneratës më krijuese dhe më të domosdoshme për zhvillimin e vendit dhe kjo ndodh për shkak të këtij konflikti që vazhdon në Shqipëri në një mënyrë skizofrenike do të thoja, edhe pas 30 vjetësh. Është një konflikt tërësisht artificial dhe që është një këmbanë alarmi për të reflektuar të gjithë urgjentisht”, deklaron Meta.

Zgjidhja për presidentin vjen vetëm nga organizimi i zgjedhjeve në 13 tetor, data e dekretuar prej tij. “Vetëm përmes tyre mund të rivendoset demokracia në shinat e saj. Po kështu mund të funksionojë një drejtësi e pavarur dhe një ekonomi për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për atë që unë e quaj një pakicë që nuk njeh rotacion dhe që përfiton me të gjitha qeveritë, duke bërë ligje të veçanta, për persona të veçantë dhe për interesa të veçanta, në dëm të interesit publik dhe të funksionimit të shtetit të së drejtës”, përfundon Meta.

Të fundit