Flash News

KRYESORE

Miliarderi Abramoviç merr nënshtetësinë izraelite

Miliarderi Abramoviç merr nënshtetësinë izraelite

Miliarderi rus drejtuesi i klubit të futbollit të Çelsit, Roman Abramoviç mori shtetësinë izraelite dhe po banon aktualisht në Izrael, konfirmoi sot ambasadori i Izraelit në Rusi, Gary Koren.

“Ai përfundoi procedurën e shtetësinë sipas informacionit që zotëroj. Ai është shpërngulur dhe po jeton në Izrael ku ka marrë pasaportën izraelite”, u shpreh ai për radion “Echo” të Moskës.

Disa media izraelite njoftuan në fillim të javës se miliarderi 51 vjeç kishte bërë kërkesë dhe mori një kartë identiteti izraelite në bazë të ligjit, që i jepet çdo qytetari hebre, fëmijë apo nip të hebrenjve, të drejtën e shtetësisë izraelite nëse bën kërkesë.

Mjaft aktiv në Britaninë e Madhe, Roman Abramoviç prej disa javësh ka hasur vështirësi në rinovimin e vizës britanike. Ai depozitoi një kërkesë për vizë britanike pas skadimit të së mëparshmes, por çështja e tij do të marrë kohë për t’u shqyrtuar.

Këto vështirësi bindën miliarderin për të pezulluar projektin e stadiumit prej 60 000 vendesh për Çelsin.

Zyrtarisht , projekti u pezullua për shkak të klimës aktualisht jo të favorshme të investimeve, sipas një deklarate të klubit londinez të publikuar të enjten.

Të fundit