Flash News

KRYESORE

Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Katastrofë nëse nuk çelen negociatat

Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Katastrofë nëse nuk

Ministri i Jashtëm i Hungarisë Levente Magyar mendon se nëse shtyhet sërish hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, atëherë kjo do të ishte katastrofike. Ai mendon se një përgjigje negative do të kërcënonte paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Është katastrofike që Bashkimi Evropian po mendon të shtyjë më tej hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me vendimin e saj, BE po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Unioni do ta humbë dhe ka shkatërrojë plotësisht besueshmërinë e vet në sytë e të dy vendeve”, deklaroi Levente Magyar për mediet.

Ai theksoi se qeveria hungareze me ndihmën e Komisionerit për Zgjerim, do të bëjë gjithçka për të reaguar, kundër çdo zhvillimi negativ në Ballkanin Perëndimor nëse BE dështon me negociatat.

Ai shtoi se hapjen e negociatave me dy shtetet ballkanike, Hungaria e konsideron të rëndësishme edhe për parandalimin e valëve të refugjatëve.

Të fundit