Flash News

KRYESORE

Ministria e Jashtme franceze: Në Shqipëri duhet të realizohet reforma në drejtësi

Ministria e Jashtme franceze: Në Shqipëri duhet të realizohet

Drejtori për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Jashtme franceze, Frederic Mondoloni, deklaroi se Franca është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, porse të dyja vendet nuk kanë plotësuar kushtet e kërkuara nga BE-ja.

Në rastin e vendit tonë, diplomati tha se reforma në drejtësi ende nuk është realizuar.

“Pika kryesore që dua të theksoj është se Franca nuk është kundër, por pro hapjes së negociatave, por ne kemi nevojë për dy kushte për t’u përmbushur. Për Maqedoninë e Veriut një nga çështjet është Zyra e Prokurorit Special dhe për Shqipërinë reforma në drejtësi. Këto janë çështje të rëndësishme”,- tha Mondoloni për agjencinë e lajmeve që trajton çështjet e rajonit EWB (Europian Western Balkans) në Serbi.

Kryeministri Edi Rama tha pas ardhjes nga Brukseli se negociatat nuk u hapën, pasi Franca kërkon një reformim të brendshëm të BE-së. Por për Mondoloni-n, shtetet me të cilat do të hapen negociatat duhet që te sundojë ligji dhe të ketë pavarësi të medieve.

Të fundit