Flash News

KRYESORE

“Ministrja Gjonaj vizitë në qelinë e Aldo Bares. Çfarë mesazhi po përpiqet të përcjell?”

“Ministrja Gjonaj vizitë në qelinë e Aldo Bares.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, njëkohësisht nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, ka denoncuar vizitën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në qelinë e kriminelit famkeq, Aldo Bare. Bare vuan dënimin në burgun e Peqinit dhe sipas Nokës, Gjonaj ka qenë sot ajte për të takuar kreun e bandës së Lushnjes.

Deputeti demokrat pyet se cfarë mesazhi po përpiqet të përcjell Gjonaj me këtë vizitë dhe nëse ajo është dërguar atje nga kryeministri Edi Rama për të shantazhuar dikë tjetër.

Reagimi:

Ministrja e Drejtësië zhvilloi sot një vizitë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Dhe çuditërisht i shkon në qeli Aldo Bares. Të jetë vallë rastësi apo e planifikuar ??? Çfarë mesazhi po përpiqet të përcjell ministrja me këtë vizitë??? A po shantazhon dikë Edi Rama duke i çuar ministren Aldo Bares? Si shpjegohet një ndjeshmëri e tillë e Edi Ramës për kushtet e Aldo Bares kur ndërkohë nuk ja ndjeu fare dhe i flaku me një të rënë të lapsit 26 mijë familje që nuk kanë as bukë për fëmijët ...A e patë se si ministrja lumturohej kur krerët e bandës Lushnjes flisnin me gjuhën e Edi Ramës???? A tregon ky kontrast se Edi Rama nuk është Kryeminister i shqiptarëve por i bandave dhe krimit ??

Të fundit