Flash News

KRYESORE

Moikom Zeqo: Rama qeveris me propagandë. PS të hapet për personalitete të reja

Moikom Zeqo: Rama qeveris me propagandë. PS të hapet për

Akademiku dhe shkrimtari Moikom Zeqo i ftuar në studion e emisionit “A show” në “News 24” drejtuar nga Adi Krasta u shpreh se PS është klonuar nga Edi Rama dhe se kryeministri qeveris përmes propagandës. Ai shtoi se duhen dëgjuar edhe zëra të tjerë e se në PS duhen po ashtu personalitete të tjera.

“Kemi përplasje të palëve politike, por nuk kemi krizë të thellë. Kjo është krizë artificiale. Kryeministri Rama ka 20 vjet që rri në politikë. Nuk besoj se ka bërë kthesa kaq të mëdha. Ajo që më tremb te Rama është propaganda. Edhe qeverisja e këtyre viteve ka vend për kriticizëm. Mendoj se duhet që PS nuk duhet të jetë e klonuar nga Rama, por të ketë personalitete që flasin. Duhet të flasin edhe deputetët, por pse nuk flasin ata? Sepse janë bërë palë me Ramën, PS është bërë me numrin një të partisë.

Nuk mund të lindin parti të reja me ndryshimet e kobshme më 2008. Nuk ka vendim më të kobshëm se t’i japësh të drejtë kryetarit të partisë që të zgjedhë deputetët. Mendoj se kjo maxhorancë ka faje për kanabizimit, por krimi i organizuar dhe droga kanë ekzistuar edhe më përpara. Është e trashëguar, ka kaq shumë kohë që është fenomen. Reforma në drejtësi bëhet sepse korrupsioni në 30 vjet ka qenë marramendës. Unë nuk besoj se politikanët tanë kanë lexuar ndonjë teoricien politik”, tha Zeqo.

Shkrimtari Zeqo tha se duhet një ndryshim radikal i gjendjes politike në vend. “Të gjithë kryeministrat e Shqipërisë s’kanë qenë liderë. Duhet ndryshim radikal i sistemit politik në vend. Ne mund të kemi djem e vajza të mençura, por nuk kemi realisht burra shteti apo gra të mençura. Të gjithë politikanët në Shqipëri kanë vizion mediokër. Politikan vizionar është ai që thotë se çfarë do të bëjë në të ardhmen, jo për momentin”, vlerësoi ai.

Moikom Zeqo shtoi se për fat të keq letërsia dhe kultura në vendin tonë nuk vlerësohen aq sa e meritojnë.

Të fundit