Flash News

KRYESORE

Mungoi në "Kënga Magjike" por do shfaqet sonte në Top Channel, Besa shpjegon arsyen

Mungoi në "Kënga Magjike" por do shfaqet sonte në Top
Sonte në "Shiko kush luan" në ekranin e Top Channel do të shfaqet punata që ishte përgatitur si speciale për Ditën e Flamurit. Kjo punatë nuk u transmetua për shkak të tragjedisë së tërmetit që ndodhi me 26 nëntor, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Besa Kokëdhima në shenjë respekti dhe solidariteti ndaj ngjarjes, ajo u tërhoq nga gara në "Kënga Magjike", por ajo do shfaqet sonte në këtë emision. Puntata është regjistruar me 22 nëntor dhe këtë Besa e ka shpjeguar në një postim të gjatë në Instagram: "Të dashur miq. Kjo është puntata për Festat Kombëtare të 28-29 Nëntorit e ‘Shiko Kush Luan’, xhiruar më datë 22 Nëntor, 4 ditë përpara tragjedisë që goditi vendin tonë. Ndjehesha si “fajtore” që të transmetohej qoftë edhe këtë fundjavë, duke qenë se gëzimi, energjia dhe hareja që kemi përjetuar e përcjellë në paditurinë e çka do të ndodhte disa ditë më pas është maksimale. Por pas shumë kërkesave tuaja në @topchannelalbania @luanavjollca kanë gjykuar se është momenti. Le të shërbejë energjia e përçuar për forcë, shpresë, atdhedashuri e ringritje. Ju dua pa masë."

Të fundit