Flash News

KRYESORE

Lamtumirë Fatos Baxhaku!

Lamtumirë Fatos Baxhaku!

Ndahet nga jeta ne moshen 55 vjecare publicisti dhe gazetari i njohur Fatos Baxhaku.  Ai vuante prej shumë kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Fatos Baxhaku është një nga pionieret e shtypit të pavarur që nga fillimi i viteve 90. Autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar.

Baxhaku ka lindur në Tiranë më 9 janar të vitit 1964. Shkollimin e parë e kreu në shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe "20 Vjetori", (sot Dora D'Istria). Shkollimin e mesëm e kreu në gjimnazin "Ismail Qemali".

Përgjatë viteve 1982-1986 studioi në Unversitetin e Tiranës në fakultetin e Histori-Filologjisë ku u diplomua në histori. Që nga 1986 e deri në 1992 punoi në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave. Nga 1993 e deri në 1998 ishte bashkethemelues, kryeredaktor dhe gazetar i "Gazetës Shqiptare". Në periudhën 1998-1999 ishte kryeredaktor i parë i lajmeve në televizionin "Klan". Në 1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës së përjavshme "XXL". Nga 2001 deri në 2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin "Vizion Plus". Në 2006-20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar në të përditshmen "Shqip".

Fatos Baxhaku është gjithashtu autor ose bashkeautor i serialeve me reportazhe "Tunel" (Vizion Plus), "Rrugëtim" (Top Channel), "Shtepa e Vjetër" (Digitalb).si edhe i shumë dokumentarëve televizivë.

Ka qenë disa herë pedagog i jashtëm i gazetarisë në universitetet e Elbasanit dhe Tiranës.

Ka qenë anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Bashkëpunëtor në shumë projekte trainimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE.

Të fundit