Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë aktori i "James Bond"

Michael Lonsdale, aktori anglo-francez që ka luajtur rolin e kundërshtarit të James Bond, Roger Moore në filmin e 1979-ës, "Moonraker", ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Në një intervistë me Mi6 HQ në 2012-ën, Lonsdale u pyet nëse ai kishte qenë i shqetësuar se interpretimi i një personazhi negativ në Bond mund të ketë ndikuar negativisht në karrierën e tij, dhe ai u përgjigj duk thënë se:

"Është e kundërta!" u përgjigj ai. "Sepse, unë bëra kaq shumë filma që nuk ishin me të vërtetë të njohur ose nuk fituan shumë para dhe bëra vetëm filma të varfër, kështu që mendova se mund të më pëlqente të isha në një film të pasur. Mësuesi im, kur isha në shkollë për teatër, më tha 'Një ditë do të duhet të luash një rol negativ'. Por me të vërtetë, ai është një karakter kaq i tmerrshëm, një lloj nazisti. Drax është si Hitleri. Ai donte të shkatërronte t’i të gjithë... Ai ishte çmendur plotësisht."

Lonsdale kishte një karrierë të larmishme në film, TV, radio dhe skenë.

Të fundit