Flash News

KRYESORE

Në fillim "u tall" me bashkëshortin me video në Instagram, por Andi e përloti më pas Julkën

Kanë qenë një seri videosh shumë të bukura dhe tepër argëtuese që ka postuar Julka në profilin e saj teksa testonte bashkëshortin e përgjumur, Dj. Andin, në 18-vjetorin e tyre të martesës me pyetje me "spec".

Këto video u komentuan dhe zunë hapësirë në media por pas kësaj, është Andi ai që ka përlotur Julkën me një surprizë shumë të veçantë.

Moderatorja ka publikuar në ‘Instastory" disa video ku mban në duar një kuti me trëndafila të kuq, dhuratë nga Dj.Andi.  Përveç trëndafilave Andi kishte lënë edhe një letër si shënim për Julkën, e cila e ka prekur vërtetë shumë dhe e ka përlotur Julkën.

në fund, Julka ka postuar një shkrim, ku shprehet: “Edhe pas gjithë kësaj kohe je prapë ti”.

Të fundit