Flash News

KRYESORE

“Neglizhenca ka kosto të rënda”; Meta tregon dy prioritetet më të rëndësishme, apel politikës shqiptare

“Neglizhenca ka kosto të rënda”; Meta tregon dy

Viktima e dytë nga bluzat e bardha për shkak të koronavirus, si dhe numri i rritje i të infektuarve por edhe viktimave nga dita në ditë, kanë rritur shkallën e ndjeshmërisë ndaj rrezikut që paraqet pandemia e Covid-19.

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pikërisht për këtë shkak në rrjetet sociale. Përmes një mesazhi, Meta i bën apel të gjithë politikës shqiptare që të angazhohet në përmbushjen e dy prioriteteve, një prej të cilave është përballimi me sukses i COVID-19.

Po ashtu, Presidenti ka kërkuar edhe plotësimin pa vonesë të 15 kushteve për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, 15 kushte këto të cilat kryeministri Rama ende nuk i njeh.

Postimi i plotë i Metës:

Dy prioritetet kryesore për të cilat duhet të angazhohemi të gjithë janë: Përballimi me sukses i COVID-19 dhe plotësimi pa vonesë i 15 kushteve për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Çdo neglizhencë në këto dy prioritete ka kosto shumë të rënda: E para jetën e qytetarëve tanë, e dyta të ardhmen e Shqipërisë.

Të fundit