Flash News

KRYESORE

Negociatat, eksperti gjerman: Edhe Franca mund t’i japë një ‘Po’ me kushte Shqipërisë

Negociatat, eksperti gjerman: Edhe Franca mund t’i japë një

Në një intervistë për “European Western Balkan”, eksperti në këshillin për politikat e demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, është shprehur se koalicioni qeveritar në Gjermani është drejt arritjes së një marrëveshje, pas bisedimeve të zhvilluara mes Parisit dhe Berlinit.

Sipas ekspertit gjerman Berlini dhe Parisi mund të bien dakord për t'i dhënë dritën jeshile, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave në tetor.

Ai thekson se ndërsa për Maqedoninë ‘drita jeshile’ është e pakushtëzuar, për Shqipërinë nuk mbetet e tillë.

"Në qershor të vitit të kaluar kishim një përplasje midis Berlinit dhe Parisit, me Parisin që bllokoi procesin pasi qeveria e Berlinit këmbënguli të jepte dritë jeshile për të dy vendet në të njëjtën kohë dhe i gjithë ky polarizim politik në Shqipëri bën që Maqedonia të jetë viktimë e këtyre rrethanave. Ndoshta Parisi do të ishte gati të jepte dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut nëse nuk do të ishte insistimi i Gjermanisë që nuk duhet të shkëputet nga Shqipëria. Këtë herë duket, dhe kjo është "inteligjencë" mjaft e re, që do të kemi dritë jeshile për të dy vendet dhe do të kalojnë. Duket sikur ne po shkojmë drejt një marrëveshje brenda koalicionit qeverisës. Maqedonia Veriore do të marrë një dritë jeshile të pakushtëzuar dhe Shqipërinë një dritë të kushtëzuar" -ka thënë ndër të tjera eksperti gjerman.

Të fundit