Flash News

KRYESORE

Netanyahu e quan planin e Trump për zgjidhjen e konfliktit me Palestinën si “Marrëveshja e shekullit”

Netanyahu e quan planin e Trump për zgjidhjen e konfliktit me

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e konsideron planin e presidentit amerikan Donald Trump të quajtur "Marrëveshja e Shekullit" i krijuar për t’i dhënë zgjidhje konfliktit izraelito-palestinez, si "një mundësi që kapet një herë në histori".

Ai foli para vizitës për në SHBA për t'u takuar me presidentin Trump. "Në Washington po shkoj me një mision të madh, me një përgjegjësi të madhe dhe me një ndjenjë për fitore të madhe dhe gjithashtu jam i mbushur me shpresën se mund të shkruajmë historinë.

Ndodhemi në mes të ngjarjeve diplomatike shumë dramatike por samitin e kemi ende përpara. Do të takohem me mikun tim, presidentin e SHBA-ve Donald Trump i cili do të prezantojë 'Marrëveshjen e Shekullit'. Për mendimin tim një mundësi e tillë vjen në histori një herë dhe nuk mund ta lëmë që të na ikë", tha Netanyahu.

Ai shtoi se ka tri vite që ka zhvilluar bisedime me Trump-in dhe ekipin e tij mbi nevojat kombëtare dhe të sigurisë së Izraelit.

Sipas Anadoly Agency, marrëveshja parashikon pika në disfavor të palestinezëve, të tilla si që Kudsi t'i dorëzohet plotësisht Izraelit dhe një pjesë e madhe e vendbanimeve ilegale hebreje të vazhdojnë praninë e tyre në Bregun Perëndimor.

Gjithashtu, nuk përmendet e drejtën e kthimit të rreth 6 milionë refugjatëve palestinezë të cilët Izraeli i ka dëbuar nga territoret e tyre.

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas e ka quajtur si "Shuplaka e Shekullit", pasi përveç disa ndihmave ekonomike thuhet se nuk përfshin asgjë në favor të popullit të Palestinës.

Të fundit