Flash News

KRYESORE

Nga nesër, Rusia ndalon të gjitha fluturimet ndërkombëtare

Nga nesër, Rusia ndalon të gjitha fluturimet ndërkombëtare

Qeveria ruse ka urdhëruar ndalimin e të gjitha fluturimeve të rregullta dhe me charter ndërkombëtar nga nesër (e premte), njoftuan media shtetërore ruse.

Përjashtim në këtë vendim do të bëhet vetëm për fluturimet e përdorura për riatdhesimin e shtetasve rusë nga jashtë.

Kjo masë u mor ashtu si shumë vende të tjera në botë për të penguar përhapjen e coronavirusit të ri të njohur si COVID-19.

Të mërkurën, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një javë kombëtare pushimi për të ngadalësuar përhapjen e infeksionit, ndërsa autoritetet njoftuan 163 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën në 658 në 55 rajone, ndërsa dy vdekje u raportuan në një spital të Moskës.

Të fundit