Flash News

KRYESORE

“Ngjashmëritë me Albin Kurtin, ‘Besën’ dhe ‘AKZ-në’, Meta e ka me të gjithë, edhe me Kryemadhin e Bashën”

“Ngjashmëritë me Albin Kurtin, ‘Besën’ dhe

Teksa ka analizuar ligjërimin politik dhe veprimet e fundit të Presidentit Ilir Meta, analisti Alfred Lela është shprehur se ‘Meta e ka pak me të gjithë’.

Lela ka evidentuar disa ngjashmëri të ligjërimit të fundit të Metës me atë të me Albin Kurtit, partisë “Besa” te shqiptarët e Maqedonisë apo edhe Aleancës Kuqezi kur drejtohej nga Kreshnik Spahiu.

“Meta e ka me të gjithë. E ka me veten, me popullin, me Kryemadhin, me Bashën, me Ramën, me Berishën, pavarësisht preferencave. Nëse bëj një parakalim të shpejtë të gjestikulacioneve të Metës, duke e futur tek termi që ti përdore ‘sovraniteti’, i gjej disa ngjashmëri pak këtu dhe pak atje dhe me Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Edhe ata me sovranitetin kanë luajtur. Pra, ka pak Albin Kurti, pak Partia ‘Besa’, pak ‘AKZ’ e Kreshnik Spahiut, një miksim të të gjithave, që u rri mirë teza kryesore që është sovranizmi”, tha ndër të tjera Lela.

 

Të fundit