Flash News

KRYESORE

Ngjela: SPAK do të hetojë 4 figura kryesore politike, 2020 do sjellë pastrim

Ngjela: SPAK do të hetojë 4 figura kryesore politike, 2020 do

Avokati Spartak Ngjela mendon se 2020-a do të jetë viti i pastrimit të madh të politikës. Ai niset nga fakti që Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka nisur nga puna dhe shumë shpejt ngrihet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit

Ngjela mendon se figurat politike të vendit, Ilir Meta, Lulzim Basha, Edi Rama dhe Sali Berisha do t’i nënshtrohen hetimeve.

“Opozita nuk e kishte me qeverisjen Rama. Donte destabilimin e Shqipërisë se kishte frikë nga reforma në drejtësi. Doli SPAK-u. Tani pret shansin. Nuk kishte lidhje me politikën, donte destabilizim që të ndalonte reformën në drejtësi. Edhe Rama pak a shumë e donte. Nuk e arritën dot. SPAK-u bë.3 5 hetues vijnë nga Amerika. Do të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit. Këto ditë fillon qëmtimi për zgjedhjen e anëtarëve të BKH. Ju kam thënë dhe vazhdoj të them që këta do të jenë në hetim. Nuk kanë më hapësirë për politikë dhe ndihen të tulatur. Do të jenë në hetim. Të katërt, edhe Rama, edhe Basha, edhe Meta, edhe Berisha do të shkojnë në hetim. Do të fitojnë apo jo nuk e di. 2020 do sjellë pastrim në politikë”, tha Ngjela për Ora News.

Ai u ndal edhe te tërmeti i 26 nëntorit dhe hetimet ndaj përgjegjësve për viktimat, të cilët duhet që të akuzohen për vrasje.

“Janë në hall të gjithë hallin e kanë të përbashkët por tërmeti nxori zbuluar korrupsionin nuk donin ta pranonin por i diskreditoi qeveria që tha që është akt kriminal bile këtu e thashë unë, ata morën praktikën italianë dhe ndërtuesit i kanë akuzuar për vrasje do dënohen apo jo nuk e di por kjo është shenjë e madhe e korrupsionit shqiptar.”

Të fundit