Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Ngordhin peshqit në Divjakë, peshkatarët: Shkak prodhimi i vajit të ullirit
Një ndër masakruesit e heshtur të mjedisit janë edhe mbetjet e industrisë që derdhen në lumenj. Disa pamje janë filmuar jo shumë larg hidrovorit të Bedatit, në vendin ku “emisari”, siç njihet kanali i madh që mbledh ujërat e të gjitha kanaleve të Divjakës, derdhet në det.
Peshkatarët thonë për Top Channel se peshqit kanë ngordhur për shkak të derdhjes së mbetjeve të prodhimit të vajit të ullirit nga fabrikat e Lushnjes e Divjakës dhe se ndotja tani është më e madhe sesa kurrë.
Mbetjet e fabrikave të vajit të ullirit hidhen në kanalin e madh, kryesisht gjatë natës dhe në fshehtësi.
Peshqit e ujërave të ëmbla nuk u rezistojnë dot lëndëve kimike dhe kjo ndodh çdo vit përgjatë muajit të vjeljes dhe përpunimit të ullinjve në fabrikat e Lushnjes dhe Divjakës.
Mungesa e kontrolleve e ka përkeqësuar situatën çdo vit e më shumë, e vetëm përfundimi i procesit të prodhimit të vajit të ullirit i kthen pastërtinë ujit të kanalit, ndërsa rrjedha me substanca të dëmshme përfundon në det, ku nis një tjetër cikël ndotjeje.