Flash News

KRYESORE

Nis protesta e biznesit të vogël në Tiranë, mbyllen qepenat kundër skemës së TVSH

Nis protesta e biznesit të vogël në Tiranë, mbyllen qepenat

Ashtu siç ishte parashikuar, biznesi i vogël ka ulur qepenat në orën 11.00 në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë që parashikon përfshirjen e skemës së TVSH për biznesin e vogël dhe atij të mesëm, në pragun 20 milionë lekë.

Siç duket edhe nga foto, në tregun e Medresesë, tregtarët kanë mbyllur mallin dhe po protestojnë deri në orën 12.00.

Me ta janë bashkuar edhe deputetë të opozitës, PD dhe LSI. Deri tani në këtë treg janë parë deputetët  Aldo Bumçi, Flamur Noka, Endrit Brahimllari.

Po ashtu, biznesi ka ulur qepenat edhe në tregun Elektrik, tregun Çam dhe në tregun industrial. protesta ka vijuar edhe në qytete të tjera të vendit.

Të fundit