Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Nis reflektimi i ambasadave të huaja: 30 qershori pa opozitën, i çuditshëm
Ambasada e Francës në Tiranë, pasi ka pritur qetësimin e situatës politike dhe raportin paraprak të ODIHR, nuk e quan serioz procesin e 30 qershorit. Ambasadorja Christina Vasak në festën kombëtare të Francës është shprehur se “se më 30 Qershor, qeveria zhvilloi “zgjedhje të çuditshme lokale”, duke iu referuar mbajtjes së tyre pa opozitës.
Me këtë rast, Vasak nuk la pa përmendur edhe largimin shumë të rinjëve që zgjedhin Francën dhe shtete të tjera për një jetë më të mirë, në mungesë të perspektivës në Shqipëri.
“Nga Shqipëria po ikin të rinjtë dhe shumë të tjerë duan të imin. Kam vënë re që kryeministri nuk është i shqetësuar për këtë situatë. Shumë të rinj nga e gjithë Europa lëvizin, por, ndryshe nga të tjerët, të rinjtë shqiptarë nuk duan të kthehen më në vendin e tyre. Kjo nuk është diçka e mirë”, sqaroi ambasadorja e Francës.
Deklarimet e ambasadores së Francës në Tiranë vijnë në 230 vjetorin e Revolucionit që predikoi “liri-barazi-vëllazëri”.
Franca është një ndër shtetet që kundërshton hapjen e negociatave me Shqipërinë për shkak të mungesës së luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, edhe numeri të lartë të azil-kërkuesve shqiptarë në këtë shtet.