Flash News

KRYESORE

Një ditë pas qëndrimit të Ramës, Rudina Hajdari publikon videon e Bashës në fushatën e 2017-ës: Nuk mbajti fjalën për listat e hapura

Një ditë pas qëndrimit të Ramës, Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari ka publikuar me video një premtim të kreu të PD, Lulzim Basha gjatë fushatës së 2017-ës se në zgjedhjet e ardhshme do të hapen listat për kandidatët për deputetë.

Në një konferencë për mediat, Hajdari akuzoi Bashën se nuk e mbajti fjalën e dhënë para shqiptarëve dhe se këtë premtim të zotuar bashkë me të do ta çojë ajo vetë deri në fund.

“Dua t’ju kujtoj që në vitin 2017 kur PD bënte fushatën e saj ka qenë një premtim i bërë nga kreu i DP për të patur lista të hapura në zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se lista e kandidatëve të deputetëve do zgjidhet nga qytetarët dhe jo nga kreu i partisë. Ky premtim u zotua bashkë me mua, që unë e kam marrë seriozisht për ta shtyrë përpara këtë premtim.

Ky ishte një premtim që nuk u mbajt dhe në politikë duhet të mbash një qëndrim të qartë me publikut. nuk e di nëse e kam prej origjinës sime dhe mos të mashtrohen më qytetarët me politikanë që bëjnë premtime elektorale.

Dua që ajo që po kërkoj nuk është thjeshtë të dal si kandidate në një listë të mbyllur sic ndodhi , u futa si bija e Azem Hajdarit.

Sot kërkoj që nesër të dal si rudina Azem Hajdari që nuk ka frikë nga populli, dua ta marr atë pozicion me meritë të plotë”, tha Hajdari.

Kujtojmë se një ditë më parë, PS doli zyrtarisht pro hapjes së listave në zgjedhjet e ardhshme, e për rrjedhojë ndalimin e koalicioneve, propozim i ardhur nga opozita parlamentare.

Të fundit