Flash News

KRYESORE

Një ditë pasi sulmoi analistët, Rama sot përballë tyre për anti-KÇK-në: Pse OFL s’merret me Surrelin, Gjirin e Lalëzit e Parlamentin

Një ditë pasi sulmoi analistët, Rama sot përballë tyre

Kryeministri Edi Rama do të jetë sonte përballë analistëve për të diskutuar për ndryshimet ligjore të votuara dje në Kuvend për anti-KÇK-në.

Sonte Rama njofton se do të jetë i ftuar në emisionin ‘Opinion’, madje tregon edhe se ku do të jetë e fokusuar diskutimi i tij.

“Sonte në “opinion” mbi operacionin ndaj pasurive të vrasësve, trafikantëve të drogës, shfrytëzuesve të vajzave dhe ligjin e aprovuar dje për pezullimin nga detyra dhe hetimin e figurës e të pasurive të pjesëtarëve të organizatës kriminale “kap ça tkapësh” (kçk) në sistemin gjyqësor të Shqipërisë👊

Kush do të dijë cilët kap Ligji Special i pasurive kriminale; ku ndryshon thelbësisht pasuria e tyre nga pasuria e njerëzve të zakonshëm apo sipërmarrësve të vegjël a të mëdhenj, që kanë fshehur të ardhura nga puna e tyre gjatë tre dekadave të fundit; pse Operacioni Forca e Ligjit u shërben këtyre të fundit dhe mbi të gjitha Shqipërisë që duam; pse OFL nuk merret me “Surrelin”, “Gjirin e Lalëzit” apo “Parlamentin”; pse ky operacion nuk nisi më parë gjatë 6 viteve e gjysmë të mandatit tonë qeverisës e me radhë, përgjigjet e mia për të gjitha kundërshtitë e shfaqura ndaj këtij përshkallëzimi ekstrem të LUFTËS SË SHTETIT ME KRIMIN, le të më ndjekë sonte këtu, në ekranin e ERTV😊 apo në ekranin e TvKlanit, në 21.00, përballë Fevziut dhe panelit të analistëve të tij”, shkruan Rama.

Kujtojmë se një ditë më parë, Rama sulmoi disa nga analistët dhe përfaqësues të medias të cilët kanë kundërshtuar nismën e qeverisë për anti-KÇK-në, duke i akuzuar si të paguar nga krimi i organizuar.

Të fundit