Flash News

KRYESORE

Noka flet për ‘anën tjetër’ të përgjimeve: Tahiri ka përgjuar ambasadat e huaja. Si e mban nën kontroll “Shefin e Madh”

Noka flet për ‘anën tjetër’ të përgjimeve:

“Saimir Tahiri i ka përgjuar të gjithë përfshirë edhe një pjesë të Ambasadave të huaja në Tiranë.”

Këtë deklaratë të fortë e ka bërë ish-deputeti demokrat Flamur Noka, në emisionin Top Talk. Më tej ai tha me këto përgjime Tahiri kontrollon “Shefin e Madh”, duke e pasur ‘ xhep’, referuar kështu kryeministrit Rama.

“Ata janë peng i njëri-tjetrit. Edhe disa mesazhe dha dje me kodin e mafias. Kjo do të thotë se të dy kanë qënë bashkë në veprat kriminale. Shefi i madh lëvizi drejtësinë brenda 24 orësh për të nxjerrë të palagur ushtarin e tij”-tha Noka.

I pyetur për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin e Tahirit me shërbim prove, Noka tha se Partia Demokratike nuk kishte asnjë pritshmëri, pasi procesi u shkatërrua, sipas tij, nga kryeprokurorja Arta Marku.

“Pritshmëritë tona i kemi publike që ditën që është emëruar kryeprokurore PPP-ja me emrin Arta Marku. Që ditën që Prokuroria e Krimeve të Rënda u shkatërrua me një të rënë të lapsit dhe hetimi i sapo i nisur nga ish-ministrit Tahiri u ndërpre. Që në atë kohë ne kemi bërë me dije se e gjitha kjo ishte një skenar i Edi Ramës për të shkatërruar hetimin ndaj Saimir Tahirit, pasi siç u vërtetua dje, Edi Rama është peng i Saimir Tahirit, ndërsa drejtësia është peng te Edi Rama. Nuk kemi patur ndonjë pritshmëri në lidhje me vendimin. Por vendimi ishte shok për opinionin publik sepse tregoi që drejtësia e re e Edi Ramës është drejtësi e vdekur”, deklaroi Noka.

 

 

Të fundit