Flash News

KRYESORE

Nuk derdhën më në Sharrë/ Durrësi ‘pushtohet’ nga plehrat mes pandemisë, ku kanë nisur të shkarkohen kamionët   

Në kushtet kur vendi është ende në periudhë pandemie, Durrësi prej ditësh është ‘pushtuar’ nga mbeturinat. Në rrugë e troturarë të zë syri mbetje urbane, për shkak se nuk janë mbledhur nga mjetet e ndërmarrjes së pastrimit të bashkisë.

Kjo për shkak të anulimit të vendimit për të dërguar mbetjet urbane të Durrësit në landfillin e Sharrës.

Në kushte të tilla, duket se kamionët e tejmbushur me plehra kane nisur të shkarkohen ku të munden larg qendrës urbane të Durrësit, konkretisht në Manëz.

Banorët e zonës e kanë kundërshtuar këtë ‘nismë’, madje është dashur edhe ndërhyrja e policisë për të shmangur incidentet, siç duket edhe nga imazhet.

Të fundit