Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
2024: Viti i SkyEncrochat dhe gjuhëtarëve “popullorë”, varrmihësve të shqipes
Alfred Lela
Fjala e Vitit e Oxford-it për 2024 ishte ‘brain rot”, dhe u përzgjodh për të shenjuar lundrimin e gjatë, thuajse të pavetëdijshëm, të popullatës globale në rrjetet sociale, apo në internet në përgjithësi. Fjala është një rimarrje e shekullit 19, përdorur së pari nga shkrimtari amerikan Henry David Thoreau.
Nëse do të kërkohej në motorin virtual të fjalëve më të përdorura në debatin mediatiko-politik dhe popullor të Shqipërisë për vitin 2024, do të endeshim diku mes “përgjime”, “arrestime” dhe “SkyEncrochat”. Kjo e fundit një nga platformat e koduara të komunikimit në telefonat smart, e cila në finale nuk rezultoi e tillë (e koduar), pasi shërbimet europiane arritën të dekriptojnë bisedat ndërmjet bosëve të krimit dhe ushtarëve të tyre. Ajo që, ndoshta, u ra në sy shërbimeve inteligjente dhe të sigurisë, por me siguri nuk i habiti, ishte zotërimi i gjuhës shqipe, një të folmeje përndryshe të vogël, në këto komunikime.
Kjo përputhej me të dhënat dhe dyshimin, tashmë jo dhe aq të ri, se krimi i organizuar shqiptar është një fenomen europian dhe transglobal. Nëse kjo është një e dhënë për shërbimet, apo edhe për studiuesit e kriminialitetit, për shqiptarët vlen fakti se bisedat e zbardhura nuk janë thjesht dialogje kriminelësh. Krejt e kundërta, dëshmojnë kriminalizimin e sistemit politik, por edhe policisë e medias. Shpërfaqja nëpër këto biseda e disa ish-deputetëve të Partisë Socialiste, në përpjekje për të vrarë njëri-tjetrin, apo rivalë të tjerë, në luftën për hakmarrje, sundim ekonomik dhe territorial, dhe më rëndë se kaq, ekspozimi i një ligjvënësi të mazhorancës në qarkun e Durrësit si kandidat i bandave të fuqishme të zonës, alarmojnë çdokënd për fatalitetin e një lidhjeje okulte mes krimit të organizuar dhe politikës.
E treguar me pak rreshta, deputeti Jurgis Cyrbja, i treti në listën e Durrësit, ku drejton kryeministri Rama, nuk ishte vetëm vullneti i një prej bandave të qytetit, por gara me një bandë tjetër të zonës për t’i dëshmuar se kandidati i tyre, dmth Cyrbja, renditej më lart në listë dhe kjo dëshmonte se ndikimi dhe lidhja me Ramën ishte më e fuqishme.
Ky është infektimi i vetëdijes politike dhe shoqërore të Shqipërisë, përshkallëzuar sidomos në dekadën e qeverisjes së majtë socialiste të dekadës së fundit. Një brain rot (kalbje e trurit) që sheh fuqizimin ekonomik dhe ruajtjen e pushtetit dhe territorit si platforma të vetme të ekzistencës shoqërore dhe individuale. I një shkalle alarmante, edhe pse më pak të dëmshme, është edhe bastardimi i shqipes si gjuhë. Ata që kanë lexuar transkriptet e bisedave, edhe pse folës të shqipes, e kanë gjetur të vështirë, të zbërthejnë dialogjet mbushur me fjalë të ngrëna, të shtrembëruara, të primitivizuara, një zhargon i ri që gërsheton gjuhën e një vegjëlie shqiptare, që nuk shkollohet në dije apo arsim, por në vanitet, vegjetim dhe krim. Kjo, shumëkujt mund t’i duket si një trajtim elitist, por ka një lidhje mes të dyjave, vetëdijes së shprishur dhe gjuhës së bastarduar. Nuk është, pra, një përpjekje për të nënçmuar shqipet dialektore apo të thjeshta, dhe provë e kësaj mund të shërbejë një bisedë më cilindo të moshuar në çdo krahinë të Shqipërisë. Gjuha e tyre është parake, e thjeshtë, por asnjëherë vulgare. Në gjuhën e pleqve gjallon ende një shqipe ku vetëdija shoqërore e shqiptarit gjallon si origjinale dhe autoktone. Ata janë shkëlqimi i fundit i shqipes, para se pleqtë tanë të jenë një pjesë e deputetëve të parlamentit shqiptar të 12 viteve të fundit dhe personazhet e dosjeve të dekriptuara SkyEncrochat.
Në këtë kuptim, alarmi për vetëdijen politike dhe gjuhësore është i shkallës së një krize kombëtare.
Paralelisht me këto zhvillime, duke pasur një jetë krjetësisht të vetën, me moskokëçarjen që shoqëron zakonisht të gjitha marrëzitë, në hapësirën e komunikimit publik shqiptar ka qarkulluar një brain rot i dytë: lartimi artificial i shqipes si gjuhë hyjnore, më e vjetra, më e para, më e rëndësishmja ndër të folmet e botës, gjuhë e gjuhëve dmth.
Ndërkohë që shqipja po zhbëhet në aktualitet (Parlamenti, bisedat në Encrochat, Big Brother, platformat online) në virtualitet-thonë tregtarët e vjetërsisë së saj-ajo shkëlqen. Këta të fundit, gjuhëtari Ardian Vehbiu i quan “përrallëtarët e shqipes”-e gjeni edhe në librari librin me të njëjtin titull, nëse interesoheni. I pagëzon ashtu për të shenjuar faktin se përralla, miti, nuk mund ta zhbëjnë realitetin, madje ndihmojnë që ai të fshihet pas një pasqyre mjegulle që e dëmton gjykimin dhe zbeh problematikën.
Shqipja e lashtë dhe ajo e reja nuk takohen askund. Ato janë dy gjuhë paralele që nuk shpjegojnë të shkuarën, por kërcënojnë të ardhmen. Ato nuk parashikojnë, nuk analizojnë, por së pari, imagjinojnë një Shqipëri, e cila edhe po të ketë ekzistuar, ashtu siç po na thonë, nuk na ndihmon në të sotmen dhe as të ardhmen dhe, së dyti, zbulojnë një Shqipëri e cila na kërcënon pikërisht nga e ardhmja.
Këtë kërcënim e zbulon fakti se promotorët e tyre, të tipit E. Kocaqi, A. Dalipaj, M. Mema, S. Guri, e disa të tjerë, laudohen dhe ndiqen në rrjete sociale si mesitë e një historie dhe gjuhe që nuk ka qenë; ata janë kështu profetë të një të shkuare pa të ardhme. Për këtë është shpikur edhe simulimi i gjuhës dhe historisë. Si rregull, provat nuk kanë nevojë për simulime. Gjuha që është, ajo e deritashmja, që komunikon shpirtin e vegjëlisë shqiptare, është nën batare-batërdinë e një bastardimi të përminutshëm e të përgjithshëm.
Shqiptarët nuk janë asgjë më shumë se shqipja, gjuha e tyre. Simulimi i saj nga antikiteti, prej gjuhëtarësh dhe historianësh “popullorë”, dhe stimulimi i zhbërjes së saj nëpërmjet një sistemi politiko-mediatiko-arsimor, që popullohet gjithnjë e më shumë jo nga një aristokraci (këtu në kuptimin më të mirët), por nga një kakistokraci (sundimi i më të këqijve).
Asgjë nuk e shfaq këtë më mirë se sa gjuha.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38