Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Aleksandër Sekulloviç/ Komiteti i Helsinkit, Serbi
Me formimin e qeverisë klerikale proserbe dhe triumfin e protestave në të cilat valëviteshin flamujt serbë dhe dëgjoheshin thirrjet: “Kjo është Serbi“, kleronacionalizmi serbomadh fitoi një betejë me rëndësi në luftën për shndërrimin e Malit të Zi në “shtet serb“. Megjithatë, ky është vetëm hapi i parë, ky është vetëm fillimi dhe jo fundi i serbizimit të Malit të Zi, sepse në këtë rrugë ka ende vështirësi dhe sfida. Suksesi përfundimtar dhe realizimi i planit strategjik të ideuar do të varet kryesisht nga tre faktorë: raporti mes tre koalicioneve “fituese“, gatishmëria e forcave sovraniste për t’iu kundërvënë planeve të klerofashizmit si dhe nga raporti i ardhshëm i diplomacisë perëndimore, kryesisht Bashkimit Europian, ndaj idesë dhe praktikës së serbizimit të Malit të Zi dhe krijimit të “botës serbe”.
Përsa i përket raporteve në kampin e “fitimtarëve”, mund të thuhet se ai më shumë ngjet me raportet mes lojtarëve të pokerit, ku secili mundohet të mashtrojë secilin, ndërsa i bashkon vetëm dëshira e njëkohëshme për fitore dhe shansi që u ka rënë në dorë.
Koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi”, ose më mirë të themi aktori i tij kryesor Fronti Demokratik (FD), po shfaq synimin e qartë të shfrytëzojë dy partnerët e tjerë për realizimin e synimeve të tij strategjike, domethënë për ndryshimin e orientimit të politikës së jashtme të vendit, ndryshimin e simboleve shtetërore dhe tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Natyrisht në FD janë të vetëdijshëm se nuk mund t’i realizojnë menjëherë synimet e tyre dhe se u nevojitet të ecin gradualisht, duke shfrytëzuar shumicën parlamentare që ua siguron koalicioni URA dhe demokratët, të cilët do të eleminohen lehtësisht ose do të absorbohen, nëpërmjet rregjistrimit të popullsisë, instalimit të kuadrove të tyre “për nga thellësia”, domethënë në organet shtetërore dhe në sipërmarrjet shtetërore, si dhe nëpërmjet ndihmës së bollshme financiare dhe logjistike nga Serbia, derisa të jetë në gjendje ta formojnë vetë qeverinë, njëlloj siç e bëri këtë edhe Partia Përparimtare serbe në Serbi. Nëse pas këtij akti do të kryhet bashkimi me Serbinë, apo Mali i Zi doi të mbetet formalisht i pavarur kjo është çështje e dorës së dytë. Ndoshta del më e dobishme dhe më e përshtatshme të tërhiqet për hunde burokracia e Brukselit duke vazhduar të mbeten dy shtete dhe jo të bashkohen. Hendikepi në këtë plan është se FD për një kohë relativisht të shkurtër ka humbur dy nga udhëheqësit e tij fanatikë, Amfilohinë dhe Irinejn, dhe që largimi i Trampit dhe i diplomatëve të tij paeksperiencë do të dobësojë ndjeshëm tendencat djathtiste në botë dhe në Europë. Por, nga ana tjetër, këto fakte do të shpien në koncentrimin e kompetencave komanduese në një individ të vetëm, te Aleksandër Vuçiçi si lider i “botës serbe”, dhe nuk do të ketë më keqkuptime në komunikime.
Synime të njëjta ka edhe koalicioni URA. Edhe ai dëshiron të shfrytëzojë FD për përvetësimin e pushtetit dhe pastaj ta shtyjë atë në periferi, gjë që në një pjesë të madhe edhe e ka bërë duke penguar liderët e tij (FD) të etur për pushtet të marrin poste ministrore me rëndësi. Por, ambicja kryesore e koalicionit URA është të bëjë për vete trupin zgjedhor të Partisë demokratike të socialistëve (PDS) në mënyrë që atë dhe Gjukanoviçin ta dërgojë në arkivë dhe të grumbullojë rreth vetes tërë bllokun sovranist në mënyrë që ta shndërrojë në parti udhëheqëse. Ka shumë mundësi që kjo të mos arrihet sepse Abazoviçi tërsëllitës dhe liderët e tjerë të URA-s, me mungesën e tyre të taktit kanë shkaktuar pakënaqësi në radhët e bllokut sovranist.
Përsa i përket demokratëve dinakë të Aleksa Beçiçit, të cilët në nivel republikan bëjnë si europianë dhe në atë lokal praktikojnë nacionalizmin serbomadh, plani i tyre, i bazuar në atë fjalën e urtë popullore: “kur grinden dy veta fiton i treti”, është mbështetja e konflikteve mes URA-s dhe FD-së, në mënyrë që ta paraqesin veten si e vetmja forcë e cila, duke qëndruar në kursin proeuropian, mbron interesat kombëtare, e cila pra, është vetmja që është në gjendje të lidhë atë që është e palidhshme-Europën dhe nacionalizmin serbomadh.
Cilado që të jetë ecuria e kësaj grindjeje familjare në qeverinë e re, fitorja e saj më shumë i ngjan asaj të Pirros dhe gjithnjë e më shumë po vë në dukje mangësitë dhe kundërshtitë e saj të lindura, gjenetike.
Kundërshtia e parë dhe embrioni i përçarjes qëndron në atë që, forcat fituese, edhe përkundër urrejtjes shtazore ndaj të mundurve, që para se të vinin në pushtet nënshkruan një marrëveshje sipas së cilës zotoheshin se nuk do të ndryshojnë arritjet kryesore të PDS-së. Një gjë e tillë nuk është konstatuar kurrë më parë në praktikën parlamentare dhe kjo është tregues i faktit se largimi nga pushteti i PDS-së nuk është i karakterit politik por ideologjik, se ajo nuk po largohej se nuk ka punuar mirë, se nuk ka qenë “qeveri e mirë” sipas definicinionit të teorisë politike klasike (gjë që është edhe arsye legjitime për largimin nga pushteti), por ishte qenia “e saj” antifashiste, shekullare dhe multietnike, në të cilën, sipas parametrave të klerofashizmit serbomadh, fjalën kryesore e kishin turqit, shqiptarët dhe ustashët.
Paradoksi i dytë i qeverisë së re është se fitorja e saj, e arritur në krahët e protestës nëpërmjet procesioneve klerikale, eleminoi shkakun kryesor të vetë protestës: ligjin për bashkësitë fetare dhe lirinë e besimit fetar. Sot gjithsekush, me përjashtim të “analistëve politikë” të thekur beogradas, e ka të qartë se ai ligj ishte në përputhje me standardet më të larta juridike dhe politike dhe se shkaku për protestë nuk kishte kurrfarë lidhje me drejtësinë por tërësisht me ideologjinë. Revolta klerikale nën moton “nuk i japim gjërat e shenjta” nuk ishte revoltë kundër ndonjëfarë padrejtësie dhe as që kishte fare të bënte me drejtësinë, por ishte thjesht një revoltë klasike politike për të marrë pushtetin. Tani që pushteti është fituar dhe Mali i Zi është bërë, ose është në rrugë të mbarë për t’u bërë, pjesë e botës serbe, nuk ka më rëndësi nëse titullari formalo-juridik i pronave kishtare do të jetë shteti, siç ndodh në shtetet e tjera, sepse gjithsesi ato mbeten në “duart tona”. Për këtë pushteti ri do të kishte më shumë dëshirë ta linte atë ligj ashtu siç ishte, por për shkak të zhurmës që është pas ngritur kundër këtij ligji “të padrejtë”, ishte i detyruar të kryente sëpaku disa ndryshime.
Elementi i tretë i përçarjes në të cilin gjendet qeveria e re ka të bëjë me raportin e religjionit me epideminë e koronës. Nën moton, që e shpikën “analistët politike” klerofashistë beogradas, sipas së cilës gjoja qeveria e PDS-së po kryente “genocid identiteti” mbi serbët në Mal të Zi, u kontrabanduan tezat më të errëta të fanatizmit religjoz që çuan në rritjen e shpejtë të të infektuarve dhe të të vdekurve në Mal të Zi dhe në Serbi. Tezat e mistikëve të çmendur religjozë, siç është edhe vetë Kryeministri Krivokapiç, sipas së cilës koronavirusi nuk, mund t’u bëjë asgjë atyre që janë “infektuar me dashurinë për Zotin”, që krezmimi i mijëra njerëzve me të njëjtën lugë dhe puthja e kufomës, që dihej se ka vdekur nga infeksioni me koronavirus, nuk janë të rrezikshme për shëndetin, si dhe mosrespektimi inatçor i masave të mbrojtjes, në të cilat kryesoi ministrja e re e Shëndetesisë Boroviniç, e çuan gjendjen e shëndetit të popullsisë dhe vetë sistemin shëndetësor drejt kolapsit. Fakti që tani Kisha në Mal të Zi bën thirrje për respektimin e masave mbrojtëse që ka pas vënë ish pushteti dhe që ka siguruar me mijëra lugë plastike për krezmim, flet qartë se për çfarë mentaliteti hipokrit bëhet fjalë.
Përsa i përket sjelljes së Bashkimit Europian ndaj kleronacionalizmit serb dhe projektit të tij për krijimin e botës serbe, ka mendime se BE-ja e ka kuptuar thelbin e asaj që ka ndodhur në Mal të Zi dhe se janë duke u bërë ndreqje të qëndrimit të saj. Duhet të shpresojmë të jetë kështu, por gjithsesi BE-ja nuk mund të bëjë ndreqje të rëndësishme nëse nuk bën një analizë me themel të asaj se çfarë ka ndodhur dhe se si janë sjellë përfaqësuesit e saj të frymëzuar me atmosferën e “trampizmit” primitiv.
Një analizë e vëmendshme mund të tregojë ngjashmëri të madhe ndërmjet përvetësimit të Malit të Zi në ditët e sotme dhe të ashtuquajturit Anshlus të Austrisë nën Gjermninë naziste. Natyrisht, në raport me Anshlusin, operacioni në Mal të Zi duket miniaturor dhe operistik, por nuk kanë rëndësi këtu dimensionet e dukurisë, por identiteti i tyre shpirtëror. Te të dy operacionet pikënisja themelore ëstë pohimi se bëhet fjalë për të njëjtin popull dhe për këtë ata duhet të bashkohen në të njëjtin shtet. Që në pikën e parë, prej 25 syresh, të programit të Partisë Punëtore Nacional-Socialiste të Gjermanisë në vitin 1924 shkruhej: “Ne kërkojmë bashkimin e të gjithë gjermanëve mbi bazën e së drejtës së popujve për vetëvendosje në një Gjermani të Madhe”. Ose, sikur do të shprehej biznesmeni kontravers nga Nikshiqi Daka Davidoviç, donator i madh i Kishës Ortodoske serbe dhe i kriminelit të luftës Radovan Karaxhiç, “ne duam të rinovojmë Perandorinë e Dushanit”. Ndërsa Hitleri në Majn Kampfin e tij, duke folur për bashkimin e Gjermanisë me Austrinë, shtroi dogmën e fortë sipas së cilës “Gjaku i njëjtë i përket shtetit të njëjtë”, e cila të kujton në mënyrë të pashmangshme parullën “Mali i Zi dhe Serbia janë një familje”, parullë që ka qenë shkruar në një prej mbikalimeve rrugore në Beograd. Në përputhje me këto qëndrime doktrinare me 12 mars 1938 u krye pushtimi i Austrisë dhe vetëm, një ditë më vonë, qeveria gjermane miratoi ligjin në nenin e parë të të cilit shkruhej se “Austria është tokë e Rajhut gjerman” gjë që është e barazvlefshme me pohimin e Ministrit serb të punëve të jashtme Nikolla Selakoviç se Mali i Zi është “tokë serbe”, që është e njëjtë me tezën kryesore të Kishës ortodokse serbe, sipas së cilës populli malazez nuk ekziston dhe se ata janë serbë të cilët, sikur shprehet ministrja për serbizimin e Malit të Zi dhe gruaja “etnike”, Vesna Bratiç, “nëpërmjet inxhinjeringut etnik” ata janë shndërruar në “montenegrinë”.
Si pasojë e nacionalizmit që shpërtheu atëbotë edhe në Austri u themelua partia naziste e cila, sipas urdhrave nga Berlini, në muajin korrik të vitit 1934, kreu një përpjekje për grusht shteti dhe për pasojë vranë kancelarin austriak Dolfus. Sipas të njëjtit skenar është formuar edhe Fronti Demokratik në Mal të Zi i cili, në vitin 2016, u përpoq të kryente një grusht shteti dhe të likuidonte Gjukanoviçin dhe të tjerët nga PDS-ja.
Njëllojshmëria e këtyre dy anshlusëve konstatohet edhe nga mbështetja e bollshme financiare dhe logjistike nga Gjermania atëbotë dhe nga Serbia në ditët e sotme, ndërsa nazisti austriak Zajs Inkvart dhe lideri i nazistëve të krahinës së Sudetëve Konrad Hejnlajn ishin miq të shpeshtë dhe të privilegjuar në Berlin, në të njëjtën mënyrë siç konsiderohen sot liderët e FD, vojvoda çetnik Andrija Mandiç dhe luftënxitësi Millan Knjezheviç, për të cilët vazhdimisht është në dispozicion avioni i qeverisë së Serbisë.
Më në fund, njëllojshmëria e këtyre dy fenomeneve konstatohet edhe te raporti i diplomacisë perëndimore ndaj tyre. Po i lëmë mënjanë këtu Trampin dhe njerëzit e tij, siç është Pompeo, Greneli dhe ambasadorët amerikanë në Ballkanin Perëndimor, të cilët gjithsesi i kanë bërë dëme të mëdha marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe “trampistët” anembarë Europës, që nga Xhonsoni, Salvini dhe Le Peni, deri te Polonia, Hungaria dhe Bullgaria të cilët mbështetën me pasion Serbinë në pushtimin e Malit të Zi; është fjala këtu për atë shumicën e Europës liberale dhe demokrate e cila, si dikur puna e Çamberlejnit dhe e Daladiesë, po vëzhgon heshturazi propagandën më të turpshme që bëhet në Serbi kundër Malit të Zi dhe luftën e rrezikshme hibride e cila solli fitoren e “një të djathte të rrezikshme dhe të pështirë” sikurse konstaton regjisori Goran Markoviç dhe formimin e një qeverie teokratike bazuar në misticizmin religjoz mesjetar. Në vend që t’i kundërvihej energjikisht agresionit kleronacionalist serbomadh, Bashkimi Europian, njëlloj si Çamberlejni i cili, pas kthimit nga Berlin u përjetua si njeriu që shpëtoi paqen, Unioni, nëpërmjet zëdhënesës së tij Ane Mari Pisonaro, në kulmin e procesioneve të egra dhe sulmeve ndaj themeleve të shtetit të Malit të Zi, u bëri thirrje “të dyja palëve” të synojnë kompromisin, kritikoi qeverinë e Malit të Zi se po kontrollonte mediat dhe porositi se “i gëzohet” bashkëpunimit me qeverinë e re. Me një fjalë, në BE nuk është kuptuar fakti se në Mal të Zi nuk është fjala për ndërrim klasik pushteti, siç do të ishte përshembull zëvendësimi i Laburistëve nga Konservatorët, ose të ndërronin vendet Demokristianët me Social-demokratët, por është fjala për një kundërevolucion autentik klerofashist, i cili ka filluar me luftërat për shkatërrimin e Jugosllavisë dhe krijimin e Serbisë së Madhe gjatë viteve ‘90 të shekullit të kaluar dhe i cili në mënyrë të ligjshme solli genocidin në Srebrenicë; etapat e mëtejshme të tij ishin vrasja e kryeministrit Xhinxhiç në vitin 2003, miratimi i disa ligjeve mbi rehabilitimin e lëvizjes kuislinge çetnike (2004-2011) dhe rehabilitimet masive të pjestarëve të tij nga ana e gjykatave në Serbi, fshehja dhe thurja e lavdeve për kriminelët e luftës si “fisnikë serbë”, në mënyrë që të hynte në fazën finale të agresionit ndaj Malit të Zi.
Pra, ka më shumë se mjaft elementë për një analizë serioze të ngjarjeve të shkuara dhe sjelljes së BE-së dhe përfaqësuesve të saj në Ballkanin Perëndimor. Nuk kërkohet që BE-ja të marrë anën e kujdo nga shtetet, por të bëhet e qartë se fushata në stilin gebelsian (“Gjukanoviçi po përgatit masakër kundër serbëve në Mal të Zi”) është e papajtueshme me kandidaturën për antarësim në BE.
Sikur të ishte bërë një gjë e tillë, ngjarjet do të kishin ecur në drejtim krejt tjetër.
Është e vërtetë se historia është mësuese për jetën, por është çështje aftësie që mesazhet dhe mësimet e saj të kuptohen në mënyrë të drejtë dhe të duhur.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38