Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Furnizimi me vaksina vetëm nga BE-ja është gjëja më e mirë, por jo detyrimisht edhe zgjidhja më e shpejtë
Agustin Palokaj, Jutarnji List
Edhe në fushatën për vaksinimin kundër koronavirusit në 27 shtetet e Bashkimit Europian u përsërit historia e përjetshme e raporteve mes shteteve anëtare dhe institucioneve të përbashkëta në Bruksel. Kur gjërat shkojnë mirë dhe kur diçka ka sukses të shpejtë, liderët nacionalë i’a faturojnë vetes suksesin dhe rrallëherë përmendin Brukselin. Por kur gjërat nuk shkojnë mirë ose jo mjaftueshmërisht mirë, përgjegjësia i faturohet institucioneve të BE-së në Bruksel. Fillimi i fushatës së vaksinimit në 27 shtetet antare të BE-së është më shumë imazh publik dhe simbolikë sesa fillim i suksesshëm siç pritej. Fakti që Mbretëria e Bashkuar deri tani ka vaksinuar më shumë se cilido shtet antar është në vetvete një shembull. Për të mos folur pastaj për Izraelin i cili ka vaksinuar më shumë se 20 përqind të popullsisë dhe SHBA-të ku, megjithëse keq, gjithsesi procesi ecën më mirë sesa në BE.
Nuk ka as dy javë që nga fillimi i vaksinimit dhe Komisioni Europian u gjend nën breshërinë e kritikave. Nga njëra anë akuzohet se ka porositur një numër tejet të vogël vaksinash, ndërsa nga tjera se ka porositur tejet shumë vaksina nga prodhues potencialë vasinat e të cilëve ndoshta nuk do të jenë në treg deri në fund të vitit, vetëm e vetëm që të kënaqë ndonjë prej shteteve anëtarë të mëdhej. Ky shtet, këtë vit do të ketë zgjedhjet parlamentare. Edhe politikanët e atjeshëm duhet t’u përgjigjen pyetjeve, të cilat në shikim të parë duken të logjikshme, përse vaksinat që janë shpikur në Gjermani (BioNtech/Pfizer), të tjerët i marrin më shpejt sesa gjermanët. Belgjika, shteti ku prodhohen pjesa më e madhe e vaksinave dhe prej ku furnizohen shtetet e tjera, është e fundit për nga përqindja e vaksinimit deri tani.
Edhe në shtetet e tjera është shtruar pyetja sesi ka mundësi që dikush ta lërë në duart e burokratëve të Brukselit fatin e vaksinimit të popullsisë së tyre. Sepse, zyrtarisht përgjegjësinë dhe kompetencën për shëndetin e popullsisë, e ka çdo shtet anëtar më vete.
Vendimi sipas të cilit vaksina kundër Covid-19 të merret sipas porosisë së përbashkët nëpërmjet Komisionit Europian, i cili lidh kontrata me prodhuesit potencialë sipas kërkesave të shteteve anëtare, kishte si qëllim të krijonte ndjesinë e unitetit në luftën kundër pandemisë dhe të pengonte garën mes shteteve anëtare se kush do të siguronte sasi më të mëdha vaksinash. Dhe kësaj i’u arrit. Pak a shumë të gjithë shtetet anëtare mund t’i sigurojnë vaksinat, që ndahen sipas numrit të popullsisë dhe vendimeve të vetë shteteve se çfarë lloji vaksinash dëshirojnë.
Përsa i përket shpejtësisë, BE nuk është e njohur. Madje të krijohet përshtypja se ajo as që është krijuar për të vepruar me shpejtësi. Procedurat janë më të rëndësisme sesa rezultati në veprimtarine e BE-së. Më e rëndësishmja për ata është që ndokush të mos zbulojë se diçka nuk ka qenë në përputhje me procedurat në fuqi. Shtetet anëtare i kanë dhënë mandat Komisionit Europian që të porosisë vaksinat në emër të tyre. Tërë kohën shtetet anëtarë ishin të njohur me bisedimet dhe, në fund, ato vetë vendosën se cilat vaksina dëshirojnë. Kanë të drejtë zyrtarët e Komisionit Europian kur shprehen se nuk kishin si ta dinin që gjatë verës se cilat vaksina do të ishin të suksesshme dhe cila do ta merrte miratimin për përdorim nga agjensitë përkatëse. Për këtë vendosën që të lidhin kontrata me gjashtë prodhues potencialë. Kur bisedoni në emër të 27 shteteve kuptohet që kjo zgjat më shumë.
Megjithëse jo detyrimisht mënyra më e shpejtë, furnizimi me vaksina nëpërmjet BE-së, është mënyra më e mirë. Me siguri Gjermania dhe Franca do t’i kishin siguruar shumë më shpejt vaksinat po të kishin zhvilluar vetë bisedime me furnizuesit. Kanë mjaftushëm para, janë shtete të mëdha e për pasojë kompanitë do të ishin të interesuara t’u jepnin përparësi. Por çfarë do të thoshte kjo për BE-në? Kujtojmë se çfarë reaksionesh kishte në fillim të pandemisë kur shtetet anëtare mbyllën në mënyrë të njëanshme kufijtë dhe u interesuan vetë për eksportin e ilaçeve dhe mjeteve mjekësore. Do të shtrohej pyetja se për çfarë shërben atëherë BE-ja nëse secili shtet përkujdeset vetëm për vete. Shumë shtete të BE-së me siguri që do të vonoheshin me furnizimin, e për pasojë edhe vaksinimin e popullsisë së tyre. Krahas domethënies simbolike dhe politike, vaksinimi i suksesshëm në të gjithë shtetet e BE-së, por edhe më gjerë, është i domosdosëm edhe për shkaqe epidemiologjike. Sepse pëderisa virusi të përhapet në disa prej shteteve, asnjë prej të tjerëve nuk mund të jetë i sigurtë se e ka mundur koronën.
Bashkimi Europian ka porositur shumë më tepër doza sesa nevojiten. Më shumë se 2,3 miliard doza për rreth 500 milionë banorë. Është vetëm çështje kohe, por edhe koha është e vyer sepse çdo ditë masash të ashpra do të thotë humbje e miliarda eurove në ekonomi. Dhe në fund nuk do të jetë me rëndësi se kush e filloi i pari dhe kush e realizoi më shpejt vaksinimin në fillim, por ka rëndësi se kur do të përfundojë vaksinimi. Për fat të keq edhe fushata e vaksinimit ka dimensionion e saj politik, atë e përdorin politikanët për të treguar se “janë shumë të aftë dhe i kanë siguruar vaksinat për popullin e tyre”, ose për të treguar sesi kundërshtarët e tyre politikë “janë të paaftë sepse nuk kanë mundur të sigurojnë vaksinat për qytetarët e tyre”.
Në këtë atmosferë është më e lehtë ta kalosh përgjegjësinë te institucionet e përbashkëta të BE-së në Bruksel të cilat nuk kanë detyrimin të përgjigjen direkt para zgjedhësve të tyre, por udhëheqjen e tyre e vendosin qeveritë nacionale. Të gjithë anëtarët e Komisionit Europian emërohen nga qeveritë e tyre, ndërsa presidentin e zgjedhin liderët e shteteve anëtarë. Shtetet anëtare janë ata që u japin mandat institucioneve të përbashkëta, përcaktojnë buxhetin dhe synimet e prioritetet. Sikur të duan të jenë më të shpejtë institucionet e BE-së, atëherë qeveritë nacionale duhet t’u japin më shumë kompetenca.
Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38