
Flash News
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'

Alfred Lela
Kjo Pashkë katolike ka ardhur te unë sikur t’i kishte brenda të gjithë shekujt. Simbolikisht qëndron, sepse për Krishtin, ai që e ndau kohën në dy pjesë, para dhe pas, që është Alfa dhe Omega, thuhet gjithashtu se 'ka qenë para të gjithë shekujve'. Që do të thotë edhe pas të gjithëve.
Kthimi, apo rikthimi, te besimi nuk është ngulfatja e një libertini, sa është mbërritja shpirtërore te një cak prej të cilit nuk mund të shohësh asgjë më shumë se atë që nuk të zbulohet. E kanë thënë: mjerë ai besim që ka nevojë për provë! Në mungesë të kësaj prove të atypëratyshme, të kësaj deus ex machina, unë shihja mamën, në një spital onkologjik, në qytetin e një vendi të krishterë si Italia, që bashkonte duart në lutje para trupores së një kryqi me Krishtin në të, në murin përballë shtratit të saj. Edhe ajo ishte e gozhduar aty deri kur të jepte frymën e fundit, dhe ta zbrisnin për ta futur në 'shpellën' e saj, morgun e nëndheshëm të spitalit.
Zoti nuk e dha provën që njerëzit zakonisht presin, ndërhyrjen e mrekullishme dhe shpëtimin e të afërmit, por unë hasa në prova të tjera, të cilat mund t’i quani edhe ngushëllime. Për shembull, fakti se mama ime po shuhej, por me dinjitet, ishte kaq i thellë dhe i rëndësishëm për mua, sa thua merrte formën e shpëtimit. Kisha parë të afërm të mitë në spitalet e Shqipërisë që shkalafiteshin, jo dhe aq prej mungesave se sa prej teprimeve, prej mos-humanizmit, prej vetë faktit se sistemi shëndetësor, publik dhe privat, është kthyer në sipërmarrje ekskluzivisht tregtare.
Tempullin e boshatisur tregtarësh, një shëmbëlltyrë biblike, e gjeja në Itali, por jo në atdhe. Në të gjithë këtë ndërrim vendesh e rolesh, ai që shuhet i pari është dinjiteti. Ai kryq mbi arkëmortin e mamës, ato përvoja ‘të krishtera’ me të, u bënë shtysat finale drejt katekizmit, procesit të nxënies së Ungjijve dhe mësimeve biblike. Kulturalisht e dija vetën të krishterë, gjithsesi. Kujtesa më shërbente gjithashtu episode ku im gjysh, darkat me të shtëpisë (jo të tjerët-sepse ishim në komunizëm) i niste gjithmonë me “Qoftë lëvdu’ Krishti!”. ‘Gjuetinë sekrete’ për vezët e Pashkës gjatë fëmijërisë së hershme e mbaj mend si sot. Nuk ishte vetëm loja, por edhe fakti se, të nesërmen mund ta haje vezën. Për fëmijët e socializmit shqiptar, një vezë më shumë në kohën e racionimeve drastike, ishte një gëzim më vete, si vetë loja dhe feja.
Më 30 dhjetor jam përballur me një tjetër trandje shpirtërore. Aksidentin në malin e Munellës ku humba një mik të dashur, Ndocin, dhe dëshmova përjetimet e pjesës tjetër të grupit. “Ajo degë pishe ku u mbajte, nuk ishte pemë, por dora e Zotit”, më shkruante një mik të nesërmen. Natën e aksidentit unë isha nën deliriumin e lavdisë dhe kthjelltësinë e turpit njëheri. Ngaqë e dija se nga fundi më kishte ndarë një nanosekondë, më kishte kapluar një përligjie prej së cilës turpërohesha. A isha unë ‘favoriti’ i Zotit, dhe pse? Pse e meritoja, edhe njëherë tjetër, këtë ‘përkëdhelje’ kur sapo kisha kaluar poshtë qepallave të një fshikullime fatale? Apo ky rast nuk ishte fati im, por një sprovë tjetër për të gjithë ne? Kur orë më vonë u mor vesh se Ndoci kishte humbur përfundimisht, mua më vinte edhe më shumë zor nga ‘favorizimi’ im. E dija se ai kishte ikur duke zgjatur dorën për të shpëtuar një tjetër nga grupi, që kish marrë rrokullimën drejt humnerës. Ajo dorë që ishte zgjatur për të shpëtuar dikë kishte fundosur të zotin. Po Zoti ç’rol kishte luajtur në këto duar që zgjateshin, në këto frymë që vazhdonin ose priteshin në mes?
Nuk kisha përgjigje, por ashtu si Gjoni, një prej ndjekësve të Krishtit, doja të isha modest përballë zgjedhjes. ‘…një nga dishepujt të cilin Jezusi e donte…, thotë autori duke shmangur pronorin ‘mua’ (’Ungjilli i Gjonit, kapitulli 13, vargjet 22-23).
Të dielën e ringjalljes të Krishtit, më 17 prill të vitit 2022 të Zotit Tonë (AD), u pagëzova në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, duke marrë pikërisht emrin Gjon. Më pëlqente Ungjilli i tij, fakti se ishte 'favoriti', por edhe se emri i tij tingëllonte më shqiptari ndër 12 dishepujt. Për ceremoninë e pagëzimit isha ngurrues në filllim. Së brendshmi doja diçka intime, me familjarë, miq dhe nunin. Një kishë për vete dhe ‘dorëzimin’ tim, si me thënë. M’anë tjetër doja ta dëshmoja fenë dhe besimin tim. Ishin dijenitë e mia, përvojat, 'dorëzimi' im, përballë kaq shumë ‘kulturave’ (sapo u flas për dijet ata më nxjerrin kulturën e tyre, thotë Finkelkraut), mosdorëzimeve, përvojave instagramike. Pra, një luzmë arturinash të futura në tempullin e jetës, që i kanë bërë njerëzit ‘favoritët’ e materiales, por jo gjona të shpirtërores.
Dom Marjan Lumçaj i cili i priu katekizmit tim, dhe dhjetra të tjerëve, këtë vit më tha pas ‘shpëtimit’ nga kthetrat e vdekjes në Munellë. “Zoti e ka një plan për ty”. Nuk kërkoj prova për këtë.
Ndoshta ka qenë vdekja që më ka shtyrë drejt këtij vendimi të vonë, por është jeta që e ka mbjellë farën. Në fund të fundit, jeta jonë shpirtërore është edhe te të vdekurit tanë, te t’shumit.
Të fundit


Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15

Tre shenjat e horoskopit që kanë gjasa të divorcohen në muajin korrik
10 Korrik 2025, 12:45
Kokë turku për një Republikë pa leje
10 Korrik 2025, 12:35
“Ka shkretuar kombin e vet”/ Berisha: Rama burgos kundërshtarët!
10 Korrik 2025, 12:26

Plagoset me thikë shqiptari në Itali
10 Korrik 2025, 12:08



Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët
10 Korrik 2025, 11:33

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë sot dorëheqjet
10 Korrik 2025, 11:11
23-vjeçari në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 të dyshuar
10 Korrik 2025, 10:58
35-vjetori i rënies së dëshmorit Josif Budo, Berisha i pranishëm në ceremoni
10 Korrik 2025, 10:49
Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:30
BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur
10 Korrik 2025, 10:29
Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:16
Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës
10 Korrik 2025, 10:01
Inceneratori nuk ekziston, por qeveria vijon te shtojë fondet
10 Korrik 2025, 09:51
Shqipëria po plaket me ritme të shpejta! 30% e popullsisë mbi 60 vjeç
10 Korrik 2025, 09:46
Fundi i një epoke, Modric i thotë 'lamtumirë' Real Madridit
10 Korrik 2025, 09:36
Mali i Dukatit prej 6 ditësh në flakë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
10 Korrik 2025, 09:27

“Varfëria në rritje”/ DW: Shumë njerëzve në Gjermani nuk u del rroga
10 Korrik 2025, 09:08
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Korrik 2025, 08:51
Këmbimi valutor 10 Korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
10 Korrik 2025, 08:51

Foto/ Shkrumbohet gjatë natës restoranti në Theth, zjarri vihet nën kontroll nga banorët
10 Korrik 2025, 08:21

Rikthehet e nxehta përvëluese, termometri ngjitet deri në 40°C
10 Korrik 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Korrik 2025, 07:46
Operatori turistik në Theth: Po na shembin shtëpitë pa paralajmërim
9 Korrik 2025, 22:54
Malltezi akuza Gabriel Escobar: U kërkoi prokurorëve të veprojnë ndaj Sali Berishës
9 Korrik 2025, 22:33
Trump dhe komandanti izraelit paralajmërojnë: Armëpushimi në Gaza mund të jetë pranë
9 Korrik 2025, 22:13
Zjarri në Landfillin e Elbasanit, pedagogu: Është një kancer dhe krim mjedisor
9 Korrik 2025, 21:54
Ndodh në Kukës, gruas me tetë fëmijë i marrin lekët e raportit të lindjes
9 Korrik 2025, 21:38
Beleri në PE: Raporti për Shqipërinë i zbukuruar, realiteti flet për dështime
9 Korrik 2025, 21:28
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë
9 Korrik 2025, 21:22
Berisha apelon sërish: Stop terrorit shtetëror mbi banorët e Thethit!
9 Korrik 2025, 21:15
Virusi i 'sëmundjes së puthjes' lidhet me disa forma kanceri
9 Korrik 2025, 21:04
Malltezi rrëfen pas lirimit: Drejtësia është kthyer në armë politike
9 Korrik 2025, 20:51
Vokshi: Ka ngecur integrimi i Shqipërisë në BE, shkak mungesa e zgjedhjeve të lira
9 Korrik 2025, 20:37