Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Ka shumë nga ata, duke filluar nga pesha të rënda të mendimit, si politologu John Mearsheimer, e deri te sharlatanë të ndryshëm të lamestream-it (për të huazuar termin e një armikeje të medias dhe gjërave mainstream si famozja Sarah Palin), që e shohin Ukrainën dhe sulmin rus mbi të si dështim të Perëndimit. Në disa pika aleanca perëndimore, me Amerikën në krye, e meritojnë këtë zhvlerësim. Ndërkohë që, qëllimi i këtij editoriali nuk është renditja e këtyre të metave, të cilat kërkojnë një hapësirë dhe kohë analize të thellë dhe Mearsheimer-iane, Perëndimi liberal, madje edhe fragmentet reaksionare apo populiste të tij, kanë dëshmuar se rendi botëror, i përkufizuar dhe përcaktuar nga liberalizmi, nuk ka dështuar; ai mund dhe din ta tregojë veten.
Me çfarë mund të shpjegohet tjetër kjo aleancë (thuajse e shenjtë) politike, financiare, ushtarake dhe sidomos shpirtërore, veçse me farën e lirisë, e cila edhe pse nganjëherë çel lule të së keqes, në fund, kthehet te pema e vet, tashmë mbi njëqind vjeçare.
Bota e rendit dhe vlerave perëndimore, e ndarë në shumëçka, nga Washingtoni në Berlin dhe nga Londra në Budapest; nga Vatikani në Rigë dhe nga Otava në Varshavë, ka reaguar përmes koncepteve të lirisë, sovranitetit dhe paqes, brenda aulës së atij që quhet rules based international order, kundër një regjimi despotik dhe lideri lunatik. Një luftë pushtuese, e nisur nën pretekstin e një operacioni special ushtarak, hasi në reagim të paprecedent, thuajse gjithëbotëror. Vladimir Putini e pa veten në një cep të ringut botëror dhe të historisë, me përkrahjen e ndoca pak të ngjashmëve, apo pupacëve të tij, si Lukashenko i Bjellorusisë.
Sanksionet ekonomike vijuan me të gjithë forcën, vetëm pas një hezitimi dhe hutimi fillestar dhe të zbehtë. Ndihma amerikane, firmosur nga presidenti Biden dhe miratuar pa dallime partizane nga Kongresi amerikan, ka arritur në disa miliard dollarë, vetëm në dy javët e para të luftës. Amerika, e vënë në diskutim për primacinë e saj globale, ka dalë në krye të përpjekjes për të zmbrapsur, me aksione dhe retorikë, pushtuesin e Ukrainës dhe kërcënuesin e një rendi botëror që, edhe nëse nuk është perfekt, në vija të përgjithshme beson te liria dhe bazohet te rregullat. Presidenti Zelensky është kthyer në një hero, që nga kancelaritë e larta të politikës së Perëndimit, te Wall Street-i i financës së lartë dhe Main Street-i i pop kulturës. Institucionet emërmëdha të kulturës në Perëndim u kanë ndërprerë kontratat artistëve rusë të afërt me Putinin, të cilët nuk kanë pranuar të ndahen publikisht nga shefi i Kremlinit. Qindra firma perëndimore shumëkombëshe janë tërhequr nga bizneset fitimprurëse në Rusi. UEFA dhe FIFA, padrone të lojës më të dëshiruar në glob, futbollit, e kanë përjashtuar Rusinë nga të gjitha veprimtaritë nën banerin e tyre. Institucione dhe individë kanë nisur fushata të gjera ndihmash për viktimat dhe refugjatët e luftës në Ukrainë. Solidariteti njerëzor dhe institucional i perëndimorëve është në kulm.
Ka kaq shumë shembuj ngashnjyes që e përkufizojnë konfliktin në Ukrainë, ashtu siç edhe duket se është: një luftë e së mirës kundër së keqes. Të gjitha rezultatet janë të hapura: Putini mund ta pushtojë Ukrainën, por kurrë nuk do ta ketë atë me vullnetin e popullit të saj. Ai mund të arrijë një fitore të përkohëshme ushtarake, por në asnjë rrethanë putinizmi dhe ideologjia aktuale e Kremlinit nuk do të instalohet në Ukrainë. Kievi mund të tërhiqet nga dëshira për t’u anatarësuar në NATO, por lufta e ukrainasve kundër Moskës ka dëshmuar se Perëndimi dhe aleancat e tij, megjithëse jo gjithmonë adekuate, vazhdojnë të jenë kufiri dhe streha që ndan të mirën nga e keqja, globalen nga sektarja, të ardhmen nga e shkuara.
Ka nga ata që presin më shumë nga Perëndimi, me Amerikën në krye. Fillimisht një zonë mosfluturimi mbi Ukrainë dhe, pse jo, një ndërhyrje ushtarake. Kjo mund të ndodhë, por përballë cilave pasoja?! Një zgjerim i konfliktit do të thoshte përshkallëzim global dhe luftë e tretë botërore. Zgjerimi i hartës së luftës do të nënkuptonte, automatikisht, një hollim të rëndësisë së Ukrainës, kthimin e saj në një pikë të përhumbur në një teatër rajonal apo europian luftimesh. Kjo vetëm duke mbajtur parasysh një luftë konvencionale, pa harruar një Putin trigger happy, me gishtin e lumtur në këmbëzën e arsenalit bërthamor që Rusia zotëron.
Po, Perëndimi mund të mos ishte harruar në limontinë e dhjetra lëshimeve të appeasement-it politik. Po, dobësitë e tij akute pasqyrohen edhe te ky guxim putinian që, pas Krimesë dhe Gjeorgjisë, ta lëshojë ariun rus edhe drejt Ukrainës. Por, kronika e këtyre dy javëve luftë na thotë se Perëndimi, nën udhëheqjen amerikane, kthehet gjithmonë te parimet fillestare dhe të përhershme. Ashtu siç është, me gabime dhe lëshime, Perëndimi dhe rendi i dalë prej tij, dhe që ai siguron edhe sot, mbeten ende alternativa më e mirë. Jemi me fat, sigurisht, sidomos ne të vendeve të vogla dhe të pafuqishme, që konsensusi oksidental ende e përshkon dhe përshkruan pjesën më të madhe dhe të mirë të botës. Pjesë e këtij fati është edhe vetë fakti që në këtë rend, si pjesë e këtij konsensusi, lejohen edhe kritikat, pranohen edhe mendimet alternative, të cilët e shohin këtë rend dhe vetë Perëndimin si të pamjaftueshëm, si delikat, si të paplotë. Cila do të ishte alternativa? Kujtoni vetëm shefin e Sigurisë së Rusisë që dridhej para Putinit dhe idesë së një operacioni pushtues me të cilin, ai si profesionit, dukej se nuk ishte dakord. Por, kjo nuk mjaftonte para vendimit të carit.
Në finale ky është thelbi i Perëndimit: liria për të qenë bashkë edhe në mospajtim.
Kjo mjafton për të thënë se, edhe njëherë, Perëndimi ka triumfuar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38