Flash News

KRYESORE

“Opozita nuk ndoqi rrugën e duhur”, Ristani flet hapur për veprimet e PD: Pres që Basha të reflektojë

“Opozita nuk ndoqi rrugën e duhur”, Ristani flet hapur për

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, foli hapur sot në studion e ‘Top Talk’,  ku tha se opozita nuk ndoqi rrugën e duhur kur dogji mandatet dhe kur vendosi të mos futej në zgjedhje.

Ristani dha një këshillë edhe për liderin demokrat, kur tha se Basha duhet të reflektojë.

“Në momentin kur është marrë vendimi edhe unë kam qenë pjesë e trupës qe e mori vendimin për të djegur mandatet. U duk se ishte zgjidhja e vetme për të sensibilizuar shqiptarët për të keqen që po ndodhte, për t’i thënë shqiptarëve se kjo nuk behej per karriget e deputetëve të PD-së. Duhej kjo rrugë radikale edhe për të bindur partnerët ndërkombëtarë por tashmë rezultati është ky që kemi në tavolinë, që opozita e bashkuar nuk e arriti dot objektivin që zgjedhjet të mos realizoheshin, gjithashtu nuk u arrit të merrnim dot perkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë. Pra duke u nisur nga pasojat besoj se nuk ishte rruga e duhur, sidomos mosfutja ne zgjedhje. Por prapë është reflektim personal.

Duke u nisur nga rezultati, për sa kohë nuk arritëm ta largojmë Ramën, për sa kohë nuk arritëm të moszhvilloheshin zgjedhjet në 30 qershor, duke u nisur nga rezultati, fakti është që rruga nuk ishte e duhura”.

I pyetur për faktin se opozita ndodhet e papërfaqësuar as në nivel vendor dhe as ne nivel qendror, Ristani u përgjigj:

“Kjo e ka dëmtuar jashtë mase jo vetëm opozitën dhe elektoratin e djathtë por edhe me gjerë sepse e ka lënë elktoratin të papërfaqësuar.  Nuk janë më pjesë e parlamentit, nuk janë më pjesë e pushtetit lokal, nuk janë pjesë e këshillave bashkiakë dhe ky është një dëm që i është shaktuar jo vetëm elektoratit të djathtë por edhe shqiptarëve”.

A mund të përjashtohesh sot në PD nëse flet ndryshe dhe mendon ndryshe nga vija e partisë? T’i thuash kryetarit e ke gabim, mund të përjashtohesh?

“Jemi duke u përpjekur brenda PD-së që të vendosim sisteme të atilla që të mos varen nga vullnetet e njëshit por nga fryma kolegjiale. Ka patur disa takime me partnerët tanë, sidomos anglezë, për të vendosur në Partinë Demokratike sisteme të zgjedhjes siç i përdorin konservatorët anglezë. Unë shpresoj shumë që këto të zbatohen dhe të mos ngelet zgjedhja në vullnetin e njëshit”, u përgjigj ai.

Në fund të bisedës, Ristani kritikoi edhe mënyrën se si behet zgjedhja e njerëzve që përfaqësojnë PD-në.

Për Ristanin një nga të metat që ka patur organizimi i kohëve të fundit është pikërisht zgjedhja e stafeve jashtë parimeve kryesore që duhet të funksionojë një organizatë politike.

 

Të fundit