Flash News

KRYESORE

Opozita proteston sot para kryeministrisë, Rama largohet nga Tirana

Edhe këtë herë, Rama do ta shmangë protestën e parashikuar në orën 19.00 sot para godinës së kryeministrisë.

Gjatë kohës që protestues të ardhur nga të gjitha rrethet do të protestojnë për largimin e Ramës dhe zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri nuk do të jetë në Tiranë.

Ky fakt është konfirmuar nga vetë Rama, i cili përmes një njoftimi në rrjetet sociale sqaron se do të jetë në Lezhë në mbështetje të kandidatit të PS, Pjerin Ndreu.

“Sot 18.00 fushata e 30 qershorit vijon me Lezhën, të cilës bashkë me Pjerinin do t’i japim një hov të ri me rrugën e re turistike Shëngjin/Velipojë e hapjen e një kapitulli të ri zhvillimi turistik e rural për ta vënë atë dhuratë të natyrës në funksion të ekonomisë e punësimit”, shkruan Rama.

Të fundit