Flash News

KRYESORE

Pa censurë, pa shef dhe pa orar; Angela AK rrëfen për "vlogging" si profesion dhe historia e dashurisë me Klajdin

Pa censurë, pa shef dhe pa orar; Angela AK rrëfen për
Pa censurë, pa shef dhe pa orar. Për Angela-AK, "vlogging" është një 'punë' fantastike edhe pse ka shumë lodhje dhe qejf njëkohësisht, Anxhela Akolli nga Shqipëria që u rrit në Greqi dhe bën "vloge" në Itali dhe historia e dashurisë me Klajdin. Me siguri keni dëgjuar njerëz që flasin për vlogs, vlogging dhe blogging. Dhe nëse nuk jeni shumë familjar me "content production" siç quhet në teknikën e editimeve, të gjitha emrat e ndryshëm mund t'i bëjnë ato të duken të komplikuara. Por në fakt, kuptimi i vlog është "drejt përpara". Një vlog është një video që dokumenton jetën e një personi. Është një porte e fjalës "video" dhe "blog". Siç sugjeron emri, një vlog është një video blog që regjistron mendimet, opinionet dhe interesat e një personi zakonisht për publikim në internet. Së fundmi, është kthyer në trend që një personazh i famshëm apo dhe i thjeshtë që nuk ka lidhje me ekranin apo me artin, të hapë një kanal në YouTube dhe të shpërndajë tema të veçanta që janë të regjistruara përmes videove. Në Shqipëri ka shumë të tilla, e po ashtu dhe shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme evropiane apo dhe në kontinente të tjera.  E tillë është 24-vjeçarja Anxhela Akolli - Angela AK ( e gjeni në Youtube). 22 vite më parë, kur Anxhela ishte vetëm 2-vjeçe, bashkë me familjen vendosën të luftojnë për një jetë më të mirë, në shtetin fqinj, në Greqi. U vendosën në Athinë, ku Anxhela ka kaluar fëmijërinë dhe rininë. Sigurisht që nuk ka qenë aspak e lehtë, por ndryshe nga steriotipet apo paragjykimet e shpeshta që ishin krijuar për shqiptarët, një grua greke, e moshuar, ka qenë personi që i ka mësuar gjuhën Anxheles. 24-vjeçarja u shkollua aty dhe studimet e larta i ka përfunduar për "Bibliotekat e Muzetë", një degë shumë interesante e cila në Shqipëri nuk ekziston. Gjithashtu, Anxhela rrëfen për "Politiko se ka studiuar dhe 9 vite gjuhën angleze, për të cilën dhe është diplomuar.
 
View this post on Instagram
 

Im loving it 💜 Bridal dress: @tina_valerdi_al

A post shared by Anxhela Akolli (@angela.akolli) on

Nën emrin "Angela -AK", Anxhi është një nga blogeret më të dashura për shqiptaret, e cila publikon video të ndryshme nga jeta dhe përditshmëria e saj, trajton tematika të cilat shpesh i kërkojnë fansat që ka në kanalin në Youtube apo dhe pasqyron udhëtimet që bën. "Luksi" nuk është kryefjalë e vloge-ve të Angela-s, por "jeta normale". Kjo punë i pëlqen shumë shqiptares sonë që jeton në Itali me të dashurin e zemrës, bashkëshortin e saj dhe tashmë "vlogging" e konsideron edhe si punë, të cilën nuk do e ndërronte me asgjë. Por si u bë Anxhela vlogere? E gjitha nisi pas martesës së saj me Klajdin (të cilin fansat e Anxhelës e njohin shumë mirë).  Me Klajdin, 24-vjeçarja u njoh në Elbasan, të dy emigrantë të cilët kthehen në vendin e tyre në muajin gusht për një dasmë të përbashkët.  Dhe më pas dashuria thjesht lindi dhe u konkludua me një dasmë shumë të bukur dhe të madhe. Distanca jo vetëm që e shtoi dashurinë mes dy "pëllumbave të kësaj historie", por edhe "i shkriu nga lekët, siç tregon dhe Anxhela: "Jeta jonë ka ndryshuar veç për mirë. Kemi pasur një marrëdhënie që zgjati katër vite në distancë për shkak të studimeve të mia. Takoheshim një herë në muaj, por kjo gjë na bëri të varfër se biletat kushtojnë goxha." (qesh) . Anxhela sakrfikoi gjithçka për të shkuar pranë Klajdit në Itali, ku tani edhe jetojnë bashkë:. Por Klajdi është tipi i bashkëshortit që çdo vajzë e grua do të ishte e lumtur ta kishte. Di të surprizojë të dashurën e tij të zemrës, i dhuron lule e madje i lan dhe enët dhe këtë se ka problem ta demonstrojë edhe para mijëra ndjekësve të Anxhelës që ajo ka në Youtube. "Prej një viti e gjysme bashkjetojm edhe Klajdi eshte tipi i burrit qe lan enët sepse do që unë të çlodhem edhe pse unë s`kam pune fikse dhe ai ka. Me sjell lule ose dhurata kur kthehet nga puna. Kalojmë shumë kohë bashkë për shkak të xhirimeve të videove, e kjo gjë na ka afruar edhe më shumë si çift se është një pasion i përbashkët kanali që kemi në Youtube. Lidhjes sonë i është bashkuar dhe qeni që kem, i cili na jep shumë dashuri dhe lumturi,"- tregon Anxhela për "Politiko". Klajdi jo vetëm që e mbështet Anxhelen në këtë nismë të re, por madje ka qenë ai shtysa kryesore që Anxhi të bëhet vlogere: "Më shtyu Klajdi ta hap se unë në fillim e kisha me 2 mendje por tani që çdo gjë ka ecur kaq mire jam shumë e kënaqur që kam një burrë kaq kokëfortë që nuk pranon jo si përgjigje." Por kur ke një kanal në Youtube dhe je vlogere, sigurisht që shikueshmëria është e rëndësishme. Si e ka përjetuar Anxhela vështirësinë fillimit pasi një vajzë, e panjohur për publikun shqiptar, del në sugjerimet e Youtube. "Për shumë muaj shikueshmëria ishte e paktë. Pas 6 muaj pune, arrita të kem 1000 subscribers (ndjekës) që ishte dhe qëllimi i parë. Ajo qe shihja unë është se ato njerëz që më ndiqnin, edhe më komentonin. Ishin shumë interaktiv. Akoma edhe sot nuk e di se si i kam arritur ne 22.000 subscribers, por ajo që njerëzit më tonë më shumë është se tek unë gjejnë një pjesë të vetes. Tek videot e mia jam shume reale dhe mbase kjo është ajo që njerëzit vlerësojnë dhe pëlqejnë." Ndërkohë, gjëja më normale edhe pse shumë shqetësuese, në jetën e një vlogeri apo blogeri, janë dhe komentet negative apo "haters" siç edhe quhen në gjuhën kibernetike. Por sa është ndikuar Anxhela nga këto komente? "Në fillim ndikohesha, është mese normale. Mendon që unë kam bërë kaq punë për te xhiruar e për te edituar, dhe disa njerëz nxirrnin ligësi për gjera absurde si p.sh se nuk kisha Iphone-n e fundit e nuk mundesh ttë jesh vlogere pa patur atë. Por shumë shpejt kuptova që nuk ja vlen. Ndonjëherë kthej përgjigje për shaka por tani as nuk i vërej sepse ka aq shume komente pozitive qe nuk kam kohe te mendoj për 1 ose 2 negative."
 
View this post on Instagram
 

Good morning sunshine’s ☺️♥️

A post shared by Anxhela Akolli (@angela.akolli) on

"Jetesa normale" është tematika që Angela Ak (siç e ka emrin në kanalin e saj në Youtube) ka zgjedhur të promovojë. Pa gënjeshtra dhe pa shtirje. Çdo gjë që pasqyron, ndodh me të vërtetë. Blen rroba tek të përdorurat dhe madje edhe ju mëson taktika "fitimi" ndjekësve të saj. Ju tregon edhe çfarë të mos përdorin dhe të mos shpenzojnë kot. Ndonjëherë, bën video me tematikë që i kërkojnë ndjekësit.  Por për të sjellë kreativitet në temat që trajton, e ndihmon padyshim Klajdi.  Madje, videot më të preferuara të Angela Ak, janë ato të cilat kanë dhe Klajdin të përfshirë. Por pse vlog-e në shqip dhe të mos e ketë kanalin ndërkombëtar (pasi fitimet do të ishin më të mëdha)? "Para se të hapim kanalin kishim diskutuar gjatë për gjuhën që do flisnim. Italishten e flas më keq se shqipen kështu që e hoqëm si opsion e ngeli greqishtja e shqipja. Zgjodha gjuhën tonë se pashë që Youtube nuk ështeë akoma shumë i përhapur si në vendet e tjera. Nuk do e beja vlogun në një gjuhë tjetër sepse në këtë mënyrë s`do mundej të ishte pjesë e kanalit Klajdi, e për mua Klajdi është personazh kryesor i kanalit." Sa kohë merr menaxhimi i një kanali në Youtube? Nuk duket si punë e madhe por në realitet është. Xhirimet varen se unë bëj vlog e shumicën e rasteve tregoj ditët e mija d.m.th mbaj kamerën në dorë nga mëngjesi e deri në darkë. Nëse bej njëvideo në të cilen do jap thjesht këshilla ose do tregoj produkte atëherë xhirimet zgjasin afro 1 ose 2 orë. Por montimi është pjesa më e vështirë. Për një video të thjeshtë, montimet duan 3 deri në 6 orë e për një video më të gjatë që do më shumë vëmendje si p.sh vloget që janë postuar nga vizita që kishim në Londër, montimi zgjati1 jave deri në 10 ditë. Por a është fiksuar Anxhela pas pëlqimeve dhe komenteve të videove që poston? Jam e fiksuar të shoh që a ju pëlqejnë njerëzve videot e mia, por jo pas klikimeve. Pasi disa video ecin e disa jo. Disa të tjera mund të kenë më shumë klikime një muaj pasi janë publikuar. Kështu që kjo pjesë nuk ka shumë rëndësi për mua. Por më pëlqen shumë të lexoj komentet e çfarë thonë ato e akoma më shumë më pëlqen t`i përgjigjem atyre. Si e projekton të ardhmen? Unë kam dëshirë të fokusohem te vlogu. Youtube më jep më shumë mundësi sesa profesioni im. Është një punë kreative edhe pjesa më e rëndësishme është që është një pune e imja, s`kam pronar as orar pune. Zgjedh vetë çfarë do them e si do e them e nuk do e ndërroja këtë me asgjë në bote. Sot, është dita e të dashuruarve. Sigurisht që duam një mesazh nga një vajzë që e jep me shumicë dashurinë dhe ka njerëzit e duhur pranë. Për njerëzit qe u mungon dashuria mund të them vetëm që të mos dorëzohen. Të japin dashuri, te japin aq sa kanë rreth e rrotull, në shoqëri, nga familje, në një njeri në rrugë që nuk e njohin. Unë mendoj që atë që japim në jetë, ajo na kthehet. Po qe se jep dashuri atëherë do marrësh dashuri mbrapsht. Njerëzit që nuk janë mjaftueshëm mirënjohës, si fillim nuk i kuptoj, por duhet mos të kenë shumë pretendime për mendimin tim. Duhet të kënaqen me gjërat e thjeshta e të vogla se dashuria është gjëja më e bukur në botë e po e kanë duhet t`i mjaftojë kjo si gjë. Politiko.al

Të fundit