
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Derbi i kryeqytetit, Partizani mposht Tiranën me golin e Çinarit
10 vjet nga 21 janari, xhaxhai i Aleks Nikës për Politiko: Janë mbledhur prova të reja, por drejtësia heziton të zbardhë çështjen
Komiteti Teknik i Ekspertëve: Mësimi në universitete do vijojë online, ky vendim nuk është marrë vetëm në Shqipëri
Pa humor dhe me vendime konfliktuale me veten, çfarë thotë horoskopi për shenjat

Dashi
Gjatë kësaj të enjteje mund të ndiheni nën presion. Është një periudhë e cila do ju bëjë që të ndiheni të tensionuar për shkak të ngarkesës së gjërave me të cilat do të përballeni. Kjo është një periudhë gjatë së cilës nuk do të mungojnë mundësitë. Lidhjet sentimentale dhe miqësitë do të jenë në plan të parë.
Demi
Nëse po prisni me padurim një përgjigje në punë, brenda fundit të muajit, do e merrni. Çiftet e konsoliduara do të jenë me shumë fat. Do të jetë një periudhë e rëndësishme edhe për të kuptuar nëse duhet ta zyrtarizoni lidhjen tuaj. Parashikohet që të keni ndonjë problem shëndetësor.
Binjakët
Po rigjeni dëshirën tuaj për të vepruar dhe do të ndiheni të mbushur me energji. Kush ka ngecur në çështje burokratike, do të ketë mundësi rikuperimi. Dashuria do të jetë në plan të parë, duke ju bërë që të përjetoni emocione të bukura.
Gaforrja
Qysh prej së mërkurës keni ndjerë brenda vetes një ankth në rritje. Kjo gjë vlen sidomos për gjithë ata që kanë nisur një histori të re dashurie ose kanë ndryshuar punë. Ndiheni të lodhur, pasi ka diçka që ju mundon. Keni shumë gjëra për të bërë dhe keni nevojë që të përqendroheni. Dashuria gjatë kësaj të enjteje do të jetë nën presion.
Luani
Do të jeni shumë përzgjedhës në këtë moment, duke kërkuar maksimumin. Megjithatë ka ardhur momenti që të kënaqeni. Dashuria ka qenë konfliktuale kohëve të fundit, ndaj ka ardhur momenti për të menduar për një ndryshim. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për formën fizike.
Virgjëresha
Do të jetë një ditë shumë interesante, në raport me ato që keni lënë pas. Çiftet të cilat kanë kohë që janë bashkë, duhet të mundohen që të relaksohen më shumë. Do të hasni në persona të cilët po mundohen që të pengojnë projektet tuaja. Mbajini sytë hapur.
Peshorja
Gjatë kësaj dite dëshironi që të jeni të qetë, por nuk do ia arrini, pasi ka diçka që ju tensionon. Kjo pasi ndodheni në shoqërinë e njerëzve që ju heqin qetësinë. Shmangni përplasjet dhe polemikat dhe shtyni për më vonë diskutimet e rëndësishme.
Akrepi
Kjo e enjte do të ofrojë mundësi të shumta për tu kapur fluturimthi. Ka ardhur momenti që të kuptoni se si janë realisht gjërat. Këshillohet që të pushoni më shumë dhe të reflektoni lidhur me situatën ekonomike.
Shigjetari
E enjtja do të jetë e mbushur me përgjegjësi të mëdha. Nëse keni një aktivitet tuajin, personat që varen nga ju, do të kenë nevojë që t’iu rrini mbi kokë. Parashikohet një periudhë energjike sa i takon dashurisë, ku nuk do të mungojnë mundësitë.
Bricjapi
Dashuria nuk do të ndikohet nga qasjet negative, nëse është e konsoliduar dhe e fortë. Megjithatë duhet të prisni për një sqarim përfundimtar. Në raportet më pak të forta, do të ndjeni praninë e një personi që nuk është në lartësinë tuaj. Parashikohet që të hidhni hapa të rëndësishëm sa i takon karrierës, por kini kujdes.
Ujori
Pavarësisht se humori nuk paraqitet i mirë, duhet të mundoheni që të përballeni me vendime konfliktuale me veten. Në këtë fazë të jetës doni të bëni shumë gjëra, por ka diçka që ju pengon. Hëna do të ofrojë mundësi të shumta, sidomos për ata që janë vetëm.
Peshqit
Parashikohet një ditë e mbushur me shumë mundësi. Në sferën sentimentale do të jeni më të fortë. Me gjasë mund të lindë ndonjë konflikt në punë ose në shtëpi, ndaj duhet të jeni të matur. Duhet të rishikoni disa role në sferën profesionale.
Ditari politik









Të fundit


Covid-19 nuk pyet për famën, infektohet edhe Zinedine Zidane
22 Janar 2021, 13:59
Ndryshime në policinë e Elbasanit, caktohet shefi i ri i krimeve
22 Janar 2021, 13:36


Pasuria e ish-ministres Nikolla, BIRN: Mori kredi për të blerë shtëpi në Golem
22 Janar 2021, 13:08
Kriza e fuqisë amerikane: Si e shohin evropianët, Amerikën e Joe Biden
22 Janar 2021, 12:50
Kontrolle në 7 banesa, policia jep detaje nga operacioni "blic" në Nikël
22 Janar 2021, 12:45
Nxori sekretin hetimor, SPAK zgjat pezullimin nga detyra për ish-kreun e OFL-së
22 Janar 2021, 12:33
Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX të OBSH
22 Janar 2021, 12:32





IGJEUM paralajmëron rritje të nivelit të lumenjve, në Shkodër ende 738 ha nën ujë
22 Janar 2021, 11:16
RENEA aksion ‘blic’ në Nikël, kontroll banesave të personave me rekorde kriminale
22 Janar 2021, 11:10

Shtyhet afati i bllokimit të Kapshticës deri më 8 shkurt
22 Janar 2021, 10:47

Filmi i James Bond shtyhet për herë të tretë
22 Janar 2021, 10:26
Funksionimi i Gjykatës së Lartë, Kim takon anëtarët e KLGJ-së dhe Sokol Sadushin
22 Janar 2021, 10:12
