Flash News

KRYESORE

Parlamenti holandez rrëzon 3 mocionet e bllokimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

Parlamenti holandez rrëzon 3 mocionet e bllokimit të

Parlamenti holandez vendosi që të rrëzojë tre mocionet e bllokimit të dorëzuara sot paradite nga 3 deputetë të së majtës dhe të djathtës ekstreme.

Mocionet e depozituara ishin:

T’i themi jo hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në këtë raund.

Mos pranojmë asnjëherë, të hapen negociatat me Shqipërinë

Mos pranojmë asnjëherë të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut.

Mocioni i parë mori mbështetje, por shumica e refuzoi. Sa i përket dy mocioneve të tjera, votimi pro ka qenë në një numër shumë i vogël.

Duket se qëndrimi qeverisë holandeze nuk do ndryshojë nga çfarë deklaruan para disa ditësh. Holanda nuk do ta bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë në BE, nëse vendet e tjera janë pro.

Të fundit