Flash News

KRYESORE

Pas 4 ditësh të rraskapitur, udhëtarët lënë makinat dhe përshkojnë rrugën në këmbë; gruas i bie të fikët nga lodhja

Një situatë e pazakontë ka përfshirë pikën kufitare të Kakavijës prej katër ditësh me radhë.

Mijëra qytetarë presin në radhë kilometrike për të kaluar në tokën greke, por procedurat një për një për kryerjen e tamponit për covid-19 para kalimit në Greqi dhe puna me ritme të ngadalta nga pala greke (përfshirë edhe ndërprerjen e punës gjatë natës) ka bërë që prej ditësh të krijohen radhë kilometrike dhe qytetarët, me gra e fëmijë, të moshuar e të sëmurë të qëndrojnë në makina në temperatura të larta dhe kushte të vështira.

Ndërsa edhe sot situata nuk duket aspak optimiste, shumë prej tyre kanë vendosur të lënë automjetet në duart e dikujt dhe ta përshkojnë rrugën në këmbë, gati gjashtë kilometra për të mbyllur procedurat doganore dhe për të vijuar rrugën më pas me automjete të tjera drejt shtetit grek.

Mirëpo, në një situatë të tillë për shkak të lodhjes e rraskapitjes prej ditësh dhe temperaturave të larta një grua u ndje keq. Grupi i xhirimit të ‘news 24’ filmoi momentin kur gruas i vinë në ndihmë qytetarë të tjerë dhe një efektiv policie, ndërsa autoambulanca ishte njoftuar për rastin.

[caption id="attachment_406461" align="alignleft" width="1016"]Të moshuar duke ecur në këmbë në Kakavijë, të ngarkuar me çanta e valixhe Të moshuar duke ecur në këmbë në Kakavijë, të ngarkuar me çanta e valixhe[/caption]

Kujtojmë se paraditen e sotme një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në afërsi të Bularatit, pasi ambulanca përplasi për vdekje një 10-vjeçar që priste me familjen në radhë, teksa po transportonte një grua të sëmurë.

Të fundit