Flash News

KRYESORE

Pas fluksit, Irlanda ashpërson masat për kthimin e shqiptarëve që kërkojnë azil

Pas fluksit, Irlanda ashpërson masat për kthimin e shqiptarëve

Oficerët e emigracionit në aeroportin e Dublinit janë urdhëruar që të aplikojnë një qëndrim më të ashpër në rastin e azilkërkuesve me dokumente false nga Shqipëria.

Sipas gazetës irlandeze "Independent", të dhënat jo zyrtare tregojnë se numri i shqiptarëve të cilët udhëtojnë drejt kryeqytetit irlandez me dokumente te falsifikuara ka rritur deri në 10 në ditë në aeroport në këto muaj të fundit.

Nëse oficerët binden se dokumentet e tyre janë të falsifikuara, ata menjëherë do të hipen në avionin tjetër e do të dërgohen në vendin nga erdhën.

Sipas Konventës së Dublinit, të gjithë personat të cilët kërkojnë azil në BE, duhet që ta bëjnë aplikimin në shtetin ku ata shkelën për herë të parë.

Dhe shumë nga ata të cilët hyjnë në Irlandë, udhëtojnë nga shtete të tjera, pjesë të unionit.

Deri në fund të shtatorit të këtij viti janë kthyer 4500 persona në aeroportin e Dublinit, me shqiptarët, gjeorgjianët, bolivianët dhe brazilianët e kinezët që kryesojnë. Shqiptarët përdorin dokumente të falsifikuara për të hyrë në Irlandë, ndërsa ata nisen nga shtete të tjera të BE-së.

Të fundit