Flash News

KRYESORE

Pas konflikteve me drejtuesit e televizionit, Alban Musa largohet nga Report Tv

Prej disa sezonesh ishte drejtues në emisionin e mëngjesit “Rrreze dielli” në Report TV, por sot, moderator Alban Musa ka treguar se është larguar nga ky televizion.

Albani pas disa vitesh punë pranë këtij televizioni, ka vendosur të largohet dhe për fansat dhe publikun e tij ka treguar dhe arsyen e këtij vendimi.

Siç ka lënë të kuptohet, moderator ka dhënë dorëheqjen për shkak të disa konflikteve me drejtuesit e televizionit teksa tregon se për të është shumë  rëndësishëm dinjiteti në punë.

“Dhashë dorëheqjen pas një konflikti me drejtuesit. Për mua është shumë i rëndësishëm dinjiteti në punë”, shkruan ai në Instastory.

Të fundit