Flash News

KRYESORE

Pas Tom Ndrecës, shkarkohet dhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza

Pas Tom Ndrecës, shkarkohet dhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë

Pas Tom Ndrecës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve ka shkarkuar nga detyra dhe gjyqtarin Admir Thanza. KPK komunikoi sot vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit te Gjykates së Lartë, Admir Thanza, në mungesë të tij në sallë.

Thanza gjatë kohës që ka qenë gjyqtar në gjykatën e Shkodrës, është dënuar në Itali, në vitin 1999 me 40 ditë burg dhe gjobë për vjedhje, vendim për të cilin instiucionet shqiptare nuk mund të mos kenë pasur dijeni, por që nuk e kanë bërë publike edhe kur Thanza ngjiti shkallët më të larta në sistemin e drejtësisë, në Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë.

Thanza më herët deklaroi se krimin e vjedhjes e kishte marrë përsipër në emër të ish-kunatës, për të shpëtuar jetën e nipit që në atë kohë ishte dërguar për kurim në Itali. Sipas tij, nëse nëna e nipit 9 vjeç do të depërtohej në Shqipëri pasi u kap duke vjedhur, atëherë i mituri nuk do të jetonte.

Të fundit