Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Patozi: Meta i dha sinjal Bashës për LSI-në. Ka shenja për një projekt tjetër politik të presidentit
Një sinjal të Metës për Bashën. Kështu e ka cilësuar koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, lajmin e dalë në media se kreu i shtetit do të lerë Presidencën më 26 prill për të marrë postin e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.
Gjatë një interviste për “Politikon”, me gazetarin Alfred Lela, Patozi tha se Meta do që t’i tregojë Bashës se s’mund të bëjë asnjë hap përpara duke mos llogaritur LSI-në. Sipas Patozit, përgjigjia e PD-së ishte e mençur duke e çuar topin te Rama.
Ai shtoi më tej se ka ide dhe shenja për një projekt tjetër politik të Metës, duke ia lënë LSI-në Kryemadhit, por kjo sipas tij mbetet për t’u parë.
“Sinjali ishte qartazi për Lulzim Bashën për t’i treguar se ka zot vendi, pra mos u ngut dhe mos bëj plane përpara pa anxhinë dhe anxhiu në këtë rast është Meta. Qartazi një mesazh që vinte nga Presidenca dhe nga mënyra sesi Presidenca heshti apo edhe media që e afishoi. Por me thënë të drejtën, unë pashë që përgjigjia e PD-së ishte e mençur. PD i ktheu përgjigje Ilir Metës duke e çuar topin te Edi Rama që ishte njeriu krejtësisht jashtë kësaj beteje nën rrogoz që bëhej në radhët e opozitës. Pra ishte një mesazh i Ilir Metës që e mori përgjigjen nga Lulzim Basha duke përdorur në mënyrë elegante Edi Ramën. Pra përgjigjia e PD-së ishte që Edi Rama do të bëjë diversion me opozitën por opozita nuk përçahet dhe i tha Ilir Metë që rri urtë tani se jemi ne këtu. Kam përshtypjen që Ilir Meta do t’i tregojë Lulzim Bashës që nuk mund të bëjë asnjë hap përpara duke mos llogaritur LSI-në. Për atë që di të lexojë politikisht se Ilir Meta nuk ka lënë asnjë rast pa shfrytëzuar për të treguar që është pronar i vetëm i LSI-së dhe nuk ka pritur që të shkojë në Presidencë, por edhe pa pritur që të shkojë në Presidencë, në fushatën që bëri në 2017-tën, që ishte e paprecedentë, tregoi që aseti i tij, rrënjët e tij janë LSI-ja. Ka dhe ide dhe shenja për një projekt tjetër politik të Ilir Metës, por kjo mbetet për t’u parë. Janë provokime të opinionit publik për të parë ndoshta një rrugë tjetër që sërish çon ujin në mullirin e Ilir Metës për një forcë të re politike duke ia lënë LSI-në të shoqes dhe duke bërë një gjë tjetër, por mbeten për t’u parë se janë thjesht ide dhe nuk ka ende një projekt i qartë politik.” tha Patozi.
https://www.facebook.com/politiko.al/videos/3401671266559895/