Flash News

KRYESORE

PD akuza qeverisë për dy standardet: Pse jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve e mësuesve?

PD akuza qeverisë për dy standardet: Pse jeta e prokurorëve vlen

Partia Demokratike ka akuzuar autoritet për dy standarde lidhur me bërjen e tamponit stafeve të institucioneve ku rezultojnë punonjës pozitiv.

Duke iu referuar lajmit se dy prokurorë të SPAK dhe tre prokurorë të Prokurorisë së Tiranës rezultuan me COVID-19 dhe më pas iu bë tamponi dhe prokurorëve të tjera, ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi shprehet se pse nuk ndiqet ky standard dhe në shkolla.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se Durrësi po rrezikon të kthehet në vatër shpërthimi të virusit COVID19, pasi në disa shkolla kanë rezultuar pozitiv me virus drejtues dhe mësues, ndërkohë që sipas saj, nuk është marrë asnjë masë për tamponin e stafit mësimor, stafit ndihmës apo nxënësve që kanë pasur kontakt apo mësim me mësuesit me COVID19.

Reagimi i plotë:

Pse tek SPAK bëhet tamponi dhe në shkolla ku ka mësues me COVID-19 jo?

Në Durrës, në shumë shkolla, denoncohen raste mësuesish me COVID19 dhe mos marrja e masave të nevojshme në respektim të protokollit. Asnjë transparence, asnjë njoftim stafit mësimor apo prindërve.

Durrësi po rrezikon të kthehet në vatër shpërthimi të virusit COVID19. Në disa shkolla rezultojnë drejtues dhe mësues me COVID: mësues në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, dy drejtues në shkollën 9-vjeçare "Qemal Mici", mësues në gjimnazin “Naim Frashëri", mësues në shkollën 9-vjeçare "Kushtrimi i Lirisë", nëndrejtor në Gjimnazin “Leonik Tomeo" etj.

Ndërkohë asnjë masë e marrë për tamponin e stafit mësimor, stafit ndihmës apo nxënësve që kanë pasur kontakt apo mësim me mësuesit me COVID19.

A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve e mësuesve??

Shëndeti dhe jeta e cdo mësuesi dhe cdo nxënësi është e shtrenjtë. Testim masiv serologjik dhe tampon për cdo mësues, sic edhe Kryetari i PD Z Basha ka kërkuar, është jetike dhe emergjencë!

Të fundit