Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
“PD disponon dosje me afera korruptive të ministrave dhe ish-ministrave të qeverisë”
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaron se disponojnë dokumente që implikojnë ministra dhe ish-ministra të mazhorancës në afera korruptive dhe shit-blerjen e votës.
Bardhi nuk dha detaje se kur do të publikohen me argumentin se informacionet po verifikohen. “Partia Demokratike sigurisht që disponon informacione dhe materiale që përfshijnë aktivitet kriminal të anëtarëve të qeverisë të cilat kalojnë në një filtër verifikimi dhe dokumentimi të plotë.
Sapo ne të dokumentojmë afera të cilat do duhet t'i ndajmë me publikun do t'i bëjmë publike. Konfirmoj që po kemi informacione të cilat i kemi në përpunim dhe verifikim të mëtejshëm. Afera korruptive të kësaj qeverisje. Ministra, ish-ministra. Pra ministra në detyrë dhe ish-ministra e gjithë veprimtaria e kësaj qeverie””, konfirmoi Bardhi në ‘Abc News’, ku hodhi edhe akuza ndaj prokurorise.
339 dhe 184 janë dy dosje që po hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda prej dy viteve. Sipas raportimeve mediatike, në to ekzistojnë përgjime të eksponentëve të lartë të mazhorancës, nivel ministrash dhe kryebashkiakësh, të përfshirë në blerjen e votave në zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale të kaluara.